Për Zlatan Ibrahimovicin duket se nuk ka limit. Sulmuesi i Manchester Unitedit e ka përsëritur disa herë se ndihet në formë dhe se mund të luajë deri në moshën 50 vjeçare, raporton zeri.info.
Ai është 35 vjeçar dhe në të beson shumë trajneri Jose Mourinho.
Sipas tabloidit britanik “The Sun”, United mund t’ia vazhdojë kontratën sulmuesit suedez deri në qershor të vitit 2019.
Kontrata aktuale është njëvjeçare dhe skadon këtë verë, por nëse Ibra i shënon 19 gola këtë edicion, ajo i vazhdohet edhe për një vit.
Ky ‘bast’ nuk është arritur ende, por nuk është shumë larg pasi ai ka shënuar 14 herë në pjesën e parë të sezonit dhe i mbetet thuajse gjysmë sezoni në ‘lojë’ për ta arritur këtë shifër.
Por, nëse është vërtet ajo që shkruajnë mediat angleze, pak ka rëndësi klauzola, pasi suedezi do të vazhdonte në Premierligë deri në moshën 37 vjeçare, përgatiti”Zëri”. (b.an)










