Presidenti i Federatës Botërore të Atletikës (IAAF), Lord Sebastian Coe, është i gatshëm të suspendojë skuadrën e atletikës së Kenisë nga Lojërat Olimpike “Rio de Janeiro 2016”, nëse Federata e Atletikës e Kenias deklarohet si jo e bindur me kodin e Agjencisë Botërore të Antidopingut (WADA). Kenia ka humbur një afat përfundimtar javën e kaluar për të dëshmuar te WADA se është duke luftuar dopingun, përcjell “Koha Ditore” shkrimin e BBC. Kjo ka ardhur pas një serie të testeve pozitive për doping në mesin e disa atletëve elitarë të vendit dhe po ashtu akuzave për korrupsion në federatën e Kenias.