Kryetari i Bashkisë së Matit Nezir Rizvani ka folur për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në fshatin Shëlli, ku tre persona u vranë me automatik nga 51-vjeçari Kujtim Koxha.
Në një prononcim për “BalkanWeb”, Rizvani tregoi për telefonatën e fundit me brigadierin, një prej personave të përfshirë në ngjarje.
“Për ngjarjen më njoftoi brigadieri në telefon. Brigadieri më tha që ‘na vranë duke ngrënë bukë’. Konflikti nuk ka ndodhur për hapjen e rrugës. Sipas dëshmitarëve, autori ka qenë i dehur”, ka thënë Rizvani.
Mentor Hoxha, Hamit Buçi dhe Erzen Alija u vranë më automatik nga Kujtim Koxha ndërsa ishin ulur në një lokal të fshatit për të ngrënë drekë.
Dy orë pas krimit policia arrestoi autorin e dyshuar. I plagosur nga ngjarja ka mbetur gjithashtu Astrit Hani.
/b.d