• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ia kërkoi e dashura e re, 17-vjeçari godet 15 herë me thikë nënën e djalit të tij 2-muajsh (Foto)

by Java News
07/02/2020 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një adoleshente rrëfeu sesi arriti t’i shpëtonte 15 goditjeve me thikë, nga i dashuri i saj, pasi e urdhëroi vajza me të cilën e tradhtonte. Iman Nassir, sot 17 vjeç, arriti t’i mbijetonte sulmit brutal të 17-vjeçit Rhett Carty-Shaw, në Maj të 2019-s.

E reja nga Manchester kishte sjellë në jetë djalin e Rhett, vetëm 8 javë më herët. Pikërisht ky fakt bëri që rivalja e saj në dashuri Sarah Mohamed, 17-vjeçe, t’i kërkonte atij që si provë të dashurisë të vriste nënën e fëmijës së tij.

Fatmirësisht Iman arriti që jo vetëm të shpëtonte, por u rikuperua totalisht. Ndërsa autorët e ngjarjes së rëndë u dënuan me 32 vjet burg në total.

“U tradhtova në mënyrën më të tmerrshme të mundshme. Mendoja se Rhett, unë dhe djali ishim një familje, por ai kishte bërë komplot për të më vrarë me të dashurën e tij sekrete“, rrëfeu e reja për të përditshmen britanike “The Sun”.

Iman dhe Rhett ranë në dashuri në moshën 14-vjeçare, kur ishin në shkollë. 3 vjet më vonë, në Korrik të 2018-s ata u ndanë. Një muaj më vonë Iman zbuloi se ishte 3 muajshe shtatzënë dhe çifti u ribashkua.

“Rhett premtoi se do ishte aty për mua dhe fëmijën tonë. E doja dhe mezi prisja që të bëheshim familje. Më pas dëgjova thashetheme se Rhett ishte parë duke u puthur me dikë tjetër. E përballa dhe ai tha se ajo quhej Sarah, por nuk ishin më bashkë. E besova dhe e lashë me aq“, tregoi Iman.

Megjithatë, gjatë shtatzënisë Imanit i erdhën foto të Rhett me Sarah-n. Këtë herë ai i tha që kur djali të lindte do të ndahej nga e dashura sekrete. Iman tregon se shpresonte që një moment që do të lindte djali, lidhja e tyre do të merrte një tjetër rrjedhë.

Në Mars të 2019-s, ajo solli në jetë Kenan, sot 11 muajsh. 2 muaj më vonë, në Maj, Rhett shkoi në shtëpinë e Iman, ku ajo jetonte me familjen, me dorashka në duar dhe një çantë jeshile. 17-vjeçarja ishte vetëm, pasi djalin e kishte marrë e ëma. Ai i tha se duhet ta vriste dhe madje i kërkoi që të vetëvritej për të.

“Nisa të qeshja duke menduar se ishte shaka. Më pas më kërkoi që të vendosja makeup në qafë, në mënyrë që të dukej sikur më kishte mbytur. E tmerruar rashë dakord. Ai bëri foto me telefonin e tij. E frikësuar i kërkova të largohej”.

Por pikërisht në këtë pikë, Rhett nxorri nga çanta një thikë. Ai e goditi nënën e fëmijës së tij plot 15 herë në kurriz, qafë e fytyrë. U largua duke besuar se Iman kishte vdekur. Fatmirësisht në shtëpi erdhën motrat e së resë, të cilat njoftuan ambulancën.

Rhett Carty-Shaw dhe Sarah Mohamed u dënuan nga gjykata e Manchester me nga 16 vjet burg secili, në Dhjetor të 2019-s.

Next Post
Mungon përkthyesi, Britania e Madhe ua “bën gjyqin” dy shqiptarëve me “Google Translate”

Mungon përkthyesi, Britania e Madhe ua “bën gjyqin” dy shqiptarëve me “Google Translate”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

March 25, 2026
“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

March 25, 2026
Rruga drejt “Botërorit 2026”/ Gjimshiti: Do provojmë ta ndalim Lewandowskin, ekipi është gati

Rruga drejt “Botërorit 2026”/ Gjimshiti: Do provojmë ta ndalim Lewandowskin, ekipi është gati

March 25, 2026
Forumi ZGC 2026 thekson integrimin e thellë mes inovacionit teknologjik dhe industrial

Forumi ZGC 2026 thekson integrimin e thellë mes inovacionit teknologjik dhe industrial

March 25, 2026
“Ndeshja më e rëndësishme e jetës time”, trajneri i Polonisë flet për Shqipërinë: Na kanë krijuar probleme, uroj që nesër të mos na bëjnë surprizën

“Ndeshja më e rëndësishme e jetës time”, trajneri i Polonisë flet për Shqipërinë: Na kanë krijuar probleme, uroj që nesër të mos na bëjnë surprizën

March 25, 2026
Shqiptari i vjedh 11 mijë euro shokut të dhomës në Kretë/ Si “inskenoi” grabitjen për të shpëtuar, ja çfarë e “tradhtoi”

Shqiptari i vjedh 11 mijë euro shokut të dhomës në Kretë/ Si “inskenoi” grabitjen për të shpëtuar, ja çfarë e “tradhtoi”

March 25, 2026
KPA rrëzon kërkesat për rishikim, refuzohen 13 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vetingu

KPA rrëzon kërkesat për rishikim, refuzohen 13 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vetingu

March 25, 2026
Pezullimi i Parlamentit, Kosova s’e ka miratuar marrëveshjen për Bordin e Paqes

Pezullimi i Parlamentit, Kosova s’e ka miratuar marrëveshjen për Bordin e Paqes

March 25, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, 5 kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

Konflikti në Lindjen e Mesme, 5 kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

March 25, 2026
Guvernatori Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme, rrezik për ekonominë shqiptare!

Guvernatori Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme, rrezik për ekonominë shqiptare!

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In