• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I zuri frymën grekes gjatë grabitjes, RENEA kap të kërkuarin për vrasje

by A R
18/12/2019 09:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një operacion policor i koduar “Morina” është kurorëzuar nga policia e Kukësit dhe forcat speciale RENEA, duke vënë në pranga një person të shumëkërkuar për vrasje gjatë një grabitje në shtetin grek.

Mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Morinë, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i Burim Durakut, 31 vjeç, banues në fshatin Morinë, Kukës.

I riu ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Kukësit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Armëmbajtja pa leje”, “Vjedhja me dhunë” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit, në bashkëpunim”.

Gjatë operacionit, forcat RENEA, kanë ushtruar kontroll në banesën e tij, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, një armë gjahu, dy palë dylbi dhe fishekë luftarakë.

Duraku akuzohet se më 26 mars 2010, në vendin e quajtur Argostoli të Kefalinias, dyshohet se shtetasi Burim Duraku një shtetaseje greke, ndaj të cilës kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, si dhe i kanë marrë një sasi monedhash.

Më datë 6 prill 2010, në vendin e quajtur Trapezaki Livathi te Kefalinias, dyshohet se Burim Duraku, në bashkëpunim me shtetasin Sh. D., kanë thyer derën e banesës së një shtetasi grek, ku kanë marrë sende me vlerë.

Më datë 16 prill 2010 në vendin e quajtur Argostoli te Kefalinias, dyshohet se këta dy të dyshuarit kanë hyrë në banesën e një shtetaseje greke, të cilën e kanë lidhur dhe kërcënuar me thikë dhe pasi i kanë marrë një sasi lekësh, janë larguar duke e lënë me gojë të mbyllur.

Më datë 1 maj 2010, në vendin e quajtur Argostoli te Kefalinias të Greqisë, Burim Duraku, në bashkëpunim me shtetasin Sh. D., të maskuar janë futur në banesën private të shtetases greke A. V. Pasi kanë tentuar pa sukses të shpërthenin me një mjet të mprehtë derën midis kuzhinës dhe sallonit, e cila ka qenë e kyçur, e kanë thyer derën dhe janë futur brenda. Aty kanë gjetur shtetasen greke A. V., të cilës i kanë lidhur duart dhe këmbët me një shirit vetëngjitës. Më pas kanë grisur me thikën një copë xhakete dhe e kanë mbështjellë me shiritin vetëngjitës duke i zënë frymën e më pas i kanë vënë në kokë një qese plastike dhe si pasojë e asfiksisë ajo ka gjetur vdekjen. Dy të dyshuyarit më pas i kanë vjedhur një shumë të hollash dhe disa sende të çmuara.

Po ashtu ka rezultuar se dy bashkëpunëtorët kanë hyrë në shtetin grek në mënyrë të paligjshme, pa respektuar formalitetet ligjore të kalimit kufitar nëpërmjet ndonjë pikë kufitare të atij shteti.

Ministria e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë ka pranuar kërkesën e Autoriteteve të Drejtësisë së Greqisë, mbi transferimin e procedimit penal në ngarkim të shtetasve shqiptarë Burim Duraku dhe Sh. D., të cilët dyshohen se kanë kryer veprat penale “Vrasja me dashje, në bashkëpunim”, “Vjedhja me dhune”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

/a.r

Next Post
I fuste vëllait heroinë në burg, bie në pranga 38-vjeçari

I fuste vëllait heroinë në burg, bie në pranga 38-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In