I ftuar në Ballkan Update në një lidhje skype ka qenë Sekretari Organizativ i PSD, Nol Nushi i cili fillimisht foli në lidhje me arrestimin e anëtarit të LVV, Besnik Mujeci në Tiranë pasi u kap me një sasi të madhe droge.
Nushi tha se Vetëvendosjes po i kthehet “Karma” pas kjo është që ka bërë gjatë viteve që ka qenë në opozitë.
“Nëse mund ta përkufizoj me një shprehje “Karma is B**ch”, ndërlidhja e këtij persona me qeverinë e Vetëvendosjes është metoda se si LVV ka bërë opozitë në 15 vite.
Unë nuk pajtohem me këtë kritikë, unë nuk kam dyshime që është një strukturë e mirë organizuar partiake, është një krim nga një anëtar.
Vala e sulmit që po i bëhet subjektit është një valë që po i kthehet bumerang tani. Kjo sasi e madhe që është kapur duhej të kapej në Kosovë.
Anëtari i kapur ka fuqi vendimarrëse në Prishtinë, shpresoj që drejtësia do të japë fjalën e saj” tha ai.
Në lidhje me zërat se Mujeci ka lidhje familjare me ministrin e Brendshëm, Xhelal Zvecla, Nushi tha se nuk e beson këtë, por beson se mund të kenë lidhje shoqërore.
Ai shtoi se Zvecla kontrollon policinë e Kosovës, pasi për arrestime të tilla reagon para policisë dhe kjo ngre dyshime se ai në shumë raste tjera mund t’i këtë fshehur për të ruajtur subjektin e tij politik.
“Nga ana familjare nuk e besoj, mund të ketë afrime shoqërore. Problemi është së kjo mënyrë e akuzës po bëhet tani normë në Kosovë dhe kjo po më pushtet, sepse pushtetin e Kurtit tanimë nuk mund ta rrëzojmë më atë që e mori.
Zveçla shpesh reagon para policisë së Kosovës, për njerëz të arrestuar, pra ai kontrollon komplet këtë njësi.
Ndaj këtu mua më lindin dyshimet se mund të ketë shumë raste të tjera që mund të mbahen të fshehura, për të ruajtur subjektin e tij politik” shtoi Nushi./m.j