Gjatë orëve të natës mes të mërkurës dhe të enjtes, është tentuar të digjet dera e jashtme e Bashkisë Librazhd.
Zjarrfikësja dhe shërbimet e policisë shkuan në vendngjarje, ku bënë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit.
Si pasojë e flakëve u dogj, pjesërisht dera e jashtme e Bashkisë Librazhd.
Nga hetimet e kryera është bërë e mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të zjarrvënies, Artan Balla, 45 vjeç, banues në Librazhd.
Rezulton se Balla, është person me precedentë penalë për një sërë veprash.
Madje ai kishte vetëm një javë që ishte kthyer nga Greqia, dhe i kishte bërë presion kryetarit të bashkisë.
Ai i kishte kërkuar që ti gjente punë dhe për shkak se një gjë e tillë nuk u plotësua, në shenjë hakmarrje, i vuri zjarrin derës së bashkisë./a.m.











