Një shpërthim me tritol ka ndodhur gjatë natës në oborrin e një banesë në Kamëz.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në rrugën “Mujo Ulqinaku” në banesën e Gjergj Kolës.
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Dyshohet se shkaku i këtij sulmi me eksploziv ka ardhur si pasojë e konflikteve të mundshme familjare që Gjergj Kola ka patur.
Nuk dihen ende autorët e ngjarjes. Ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë marrë provat dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.
g.kosovari