Tërmeti i fortë i 26 nëntorit nuk ka krsyer as spitalin e Laçit duke bërë që të vendoset shiriti i kuq, që tregon se objekti përbën rrezikshmëri dhe brenda tij nuk mund të qëndrojnë stafi apo pacientët.
Objekti ka pësuar dëmtime nga tërmeti dhe është shpallur i pabanueshëm. Në funksion është lënë vetëm urgjenca e këtij spitali.
Pjesa më e madhe e personelit dhe të pacientëve janë transferuar në Spitalin e Lezhës gjatë ditës së djeshme. Në spitalin e Lezhës ndodhet edhe zëvendësministrja e Shëndetësisë, për të ndjekur nga afër procesin.
Dëmtimet më të mëdha janë në pjesën e godinës së spitalit e cila ka qenë e amortizuar, tek pavionet, ku janë të shtruar pacientët të cilët janë transferuar në Lezhë.
g.kosovari