Një makinë është djegur gjatë natës në Vlorë, pranë zonës së Ujit të Ftohtë. Nga informacionet paraprake, makina i përkiste punonjësit të Ujësjellësit, Olsi Kafazi. Sipas burimeve dyshohet se zjarri që ië shtë vënë automjetit ka qenë i qëllimshëm.
Makina e cila është shkrumbuar plotësisht, ishte tip ‘Nisan’ me targa VL 7260 C. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat dhe autorët.
g.kosovari