• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

I vetmi vend i Europës që refuzoi izolimin, fiton i pari betejën me Covid-19

by A R
22/09/2020 20:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Suedia është duke regjistruar numrin e saj më të ulët të rasteve Covid-19 që nga fillimi i shpërthimit së pandemisë, duke befasuar sërish Europën dhe botën.

Shumica e vendeve, pas izolimit total dhe shkatërrues në ekonomi, por që besohet se ka ndikuar për keq edhe mbi problemet e shëndetit mendor të popullatës,  si të mos mjaftonte kjo, ndryshe nga Suedia, gjatë javëve të fundit ato po përballen me një valë të dytë.

Suedia njeh aktualisht 28 infeksione për 100,000 njerëz krahasuar me 69 për 100,000 të Mbretërisë së Bashkuar dhe po kaq edhe me vendet e tjera të zhvilluara të Europës.

Suedia e ka fituar betejën e saj me koronavirusin, pasi, duke refuzuar mbylljen e vendit, arriti “imunitetin të tufës”, sipas një eksperti.

Kombi Skandinav ishte i vetmi vend në Evropë, që nuk aplikoi masa të rrepta bllokimi, apo izolimi, në fillim të pandemisë.

Shkencëtarët besojnë se kjo mund ta ketë ndihmuar atë të shmangë një valë të dytë të Covid-19, përmes imunitetit të tufës, pasi Sudia aktualisht vazhdon të regjistrojë numrin më të ulët të rasteve që nga Marsi – me vetëm 28 infeksione për 100,000 njerëz.

Kjo shifër është më pak se gjysma e shkallës së infeksionit të Mbretërisë së Bashkuar prej 69 për 100,000 njerëz, apo krahasuar edhe me vendet e tjera të zhvilluara si Italia, Spanja, dhe Franca, që pavarësisht izolimit u goditën më keq në muajt e parë.

Profesori Kim Sneppen, një ekspert në përhapjen e koronavirusit në Institutin Niels Bohr të Kopenhagenit, tha se Suedia mund ta ketë mposhtur një herë e mirë pandeminë.

Ai i tha Gazetës “Politiken” të Danimarkës se “ka disa prova që vërtetojnë se suedezët kanë krijuar një shkallë të lartë imuniteti ndaj virusit, e cila, së bashku me atë që po bëjnë për të ndaluar përhapjen, është e mjaftueshme për të kontrolluar sëmundjen”.

‘Ndoshta, epidemia është mbyllur atje. Virusi tani mund ta ketë mbyllur ciklin në Suedi”.

“Kjo është edhe ajo që ata kanë thënë.  Mund të mos ketë më epidemi.’

Suedia fillimisht u kritikua për strategjinë e saj mbi shifrat pas shpërthimit, pasi regjistroi një rritje të shkallës së vdekshmërisë, e cila ishte pesë herë më e madhe se ajo e Danimarkës dhe dhjetë herë më e lartë se ajo e vendeve të tjera fqinje, Norvegjisë dhe Finlandës.

Numri i vdekjeve për 24 orë arriti kulmin në Prill me 115, por më shumë se gjysma e tyre ishin në shtëpitë e kujdesit për të moshuar, ose azile.

Por mesatarja e saj shtatë ditore për vdekjet e lidhura me koronavirusin është tani zero.

Epidemiologu shtetëror suedez Anders Tegnell, i cili është bërë fytyra e strategjisë për të përballuar pandeminë pa qenë nevoja e bllokimit, tha në një intervistë të fundit se masat vullnetare të higjienës ishin ‘po aq efektive’, sa mbyllja e plotë e vendit skandinav.

Suedia mbajti shkollat të hapura për fëmijët nën 16 vjeç, ndaloi mbledhjet e më shumë se 50 personave dhe u tha moshave mbi 70 vjeç dhe grupeve të prekshme, që të izolohen.

Dyqanet, baret dhe restorantet qëndruan të hapura gjatë gjithë pandemisë dhe mbajtja e maskave nuk është këshilluar nga qeveria.

“Rastet në rënie të shpejtë që ne shohim në Suedi tani është një tjetër tregues që mund të ulet numri i rasteve pa qenë nevoja e një bllokimi të plotë,”  – tha eksperti.

Tegnell shtoi se ‘vdekjet nuk janë aq të lidhura me sasinë e rasteve që ka një vend’, duke thënë se shkalla e vdekjeve ishte e lidhur më tepër me faktin nëse njerëzit e moshuar infektohen dhe sesa është në gjendje sistemi shëndetësor, për të përballuar situatën.

“Ato ndikojnë në vdekshmëri shumë më tepër, mendoj unë, sesa përhapja aktuale e sëmundjes,” – tha ai.

Aktiviteti ekonomik suedez gjithashtu ka filluar të rritet me efektet e rënies, që duken më pak të rënda sesa autoritetet sueduese frikësoheshin më parë.

Ekonomia ishte tkurrur pothuajse në të gjitha vendet e Europës, që praktikuan izolimin. Më keq akoma, pas daljes nga izolimi, vendet e mëdha dhe të zhvilluara europiane, përjashto Gjermaninë po përballen me një valë të dytë më të frikshme. Edhe më e rëndë situata paraqitet në SHBA.

Vendet e varfëra po e përjetojnë edhe më keq këtë periudhë.

Besohet se shumë të rinj e kanë kaluar pa e kuptuar koronavirusin në Suedi, prandaj edhe nga imuniteti i fituar, tani ka më pak mundësi të përhapet në popullatë.

Studimet e fundit sugjeruan që një normë infeksioni prej 43 përqind mund të jetë e mjaftueshme për të arritur imunitetin e tufës – një shifër shumë më e ulët se 60 përqind e përmendur më parë.

Imuniteti i tufës është një situatë në të cilën një popullatë është e mbrojtur nga një sëmundje, sepse shumë prej tyre nuk preken më nga sëmundja, pasi e kanë kaluar atë me sukses dhe kanë fituar imunitet. Të fituara dalin gjithmonë vende që besojnë dhe bazohet te dija dhe shkenca. Vendi ku akordohen  “Çmimet Nobel” duket se i dha një leksion botës.

/a.r

Next Post
Ambasadorja franceze, Christina Vasak, merr titullin e lartë nga MEta

Ambasadorja franceze, Christina Vasak, merr titullin e lartë nga MEta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kontroll në qelinë e të burgosurit në Burrel që tentoi të arratisej, shkak një audioregjistrim dhe postim në Instagram

Kontroll në qelinë e të burgosurit në Burrel që tentoi të arratisej, shkak një audioregjistrim dhe postim në Instagram

January 14, 2026
“Tani, mbështetje financiare nga BE-ja”, Von der Leyen konfirmon heqjen e masave ndaj Kosovës

Danimarka forcon praninë ushtarake, Von der Leyen: Groenlanda i përket popullit të saj dhe është pjesë e NATO-s

January 14, 2026
Elisa e Çudirave

Lea e Kuqe

January 14, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Ministria e Drejtësisë shkarkon nga detyra drejtorin e burgut të Durrësit

Arratisja e Altin Ndocit/ Ministria e Drejtësisë shkarkon nga detyra drejtorin e burgut të Durrësit

January 14, 2026
Ortekë bore në Qafë-Thore/ Bllokohet lëvizja për të gjitha automjetet, rreziku i lartë

Ortekë bore në Qafë-Thore/ Bllokohet lëvizja për të gjitha automjetet, rreziku i lartë

January 14, 2026
VIDEO/ Batuta me kryeministrin e Malit të Zi, Rama: Në rast se BE do të dështojë, Podgorica do të jetë Brukseli i ri

VIDEO/ Batuta me kryeministrin e Malit të Zi, Rama: Në rast se BE do të dështojë, Podgorica do të jetë Brukseli i ri

January 14, 2026
La garën në mes në BBV 5, Ilir Vrenozi tregon arsyet: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes në BBV 5, Ilir Vrenozi tregon arsyet: E ndava mendjen kur u futa brenda…

January 14, 2026
Gjyqi në GJKKO për Gërdecin/ Fatmir Mediu: Hiqni “letrën” e Shkëlzenit!

Gjyqi në GJKKO për Gërdecin/ Fatmir Mediu: Hiqni “letrën” e Shkëlzenit!

January 14, 2026
Imzot Mirosław Adamczyk emërohet Nunci i ri Apostolik në Shqipëri

Imzot Mirosław Adamczyk emërohet Nunci i ri Apostolik në Shqipëri

January 14, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Kush ka financuar Rithemelimin? ”, Berisha: Nuk është fshehur asgjë. Lulzim Basha i dha Ecobar dhe Yuri Kim një…

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In