• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I vetëm, para 4,200 foltoristëve…

by Artur Ajazi
10/11/2021 16:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Shihej me mosbesim dhe akoma shihet si e tillë, mbledhja e 4200 firmave nga kreu i “Foltores” Sali Berisha. Por nga dje, ato janë dorëzuar në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, dhe pritet që në 11 Dhjetor, të mblidhen “foltoristët”, për të shkarkuar kryetarin Basha, dhe vendosur “disa rregulla ndryshe në statut”. Se sa janë vërtetë “delegatë” të Këshillit Kombëtar ata që kanë firmosur listën me 4200 emra, kjo vlen për diskutim, por një gjë është e sigurtë, Lulzim Basha në 11 Dhjetor do të jetë përballë tyre. Në Statutin e PD, thuhet qartë se “kur firmosin më shumë se ¼ e delegatëve ,mblidhet Këshilli Kombëtar”. Por ajo që po ngjet me atë parti, e cila krizën e ka me vetveten, ka gjasa ta ndajë atë në 2 ose 3 partiçka të tjera. Me ndarjen, Partia Demokratike është mësuar. Prej saj kanë dalë PAD-ja, LZHK-ja, BLD-ja, dhe plot të tjera, kryetarët e të cilave kanë qenë dikur atje, dhe sot bëjnë sikur janë “aleatë” të saj. Postet dhe honoraret e dhëna dikur nga Sali Berisha, sot po i kthehen në “firma delegatësh” asaj partie.

Në dukje i “qetë”, Lulzim Basha duket qartë se është “tereziprishur” nga ajo që po ngjet me partinë e tij. Kjo pasi pas 11 Dhjetorit, ajo parti mund të mos jetë më e tij, por e dikujt tjetër. Për ta mbrojtur postin, Bashës i duhet një kompromis i madh, dhe kjo mbetet të bëhet veçse me Berishën. Por a thua të pranojë ai, të ulet dhe bëjë kompromis me ish-kryetarin e shpallur “non-grata”, kur dihet se SHBA mbetet katagorike në vendimin e saj ?

Natyrisht kjo nuk mund të ngjasë, por ja që situata e krijuar e detyron Bashën të marrë një vendim para 11 Dhjetorit, të dorëhiqet ose të përballet me 4200 firmat e Berishës. Kur ke shumicën kundër, padyshim je i humbur. Në rastin konkret, Basha duket se ka shumicën e anëtarësisë kundër, pasi duhet thënë se në 8 vjet, ai nuk u ka parë as derën dhe as fytyrën atyre që sërish e votuan për tu rizgjedhur si kryetar partie. Ai nuk e kishte menduar kurrë, se ata që e votuan në korrik, do ti ktheheshin kundër sot, duke u bashkuar me “foltoren” e ish-kryetarit. Lulzim Basha mbetet përballë dy zgjedhjeve, të ketë mbështetjen e SHBA-së (por pa mbështetjen e bazës), apo të ketë mbështetjen e bazës. Vetëm me mbështetjen e SHBA-së, nuk ka shanse të vijë në pushtet, sepse nuk merr votat e nevojshme, ndaj zgjedhja e tij në këtë situatë, mbetet treguesi më i mirë i aftësive dhe inteligjencës si politikan.

Çdo lëvizje e gabuar,do ti japë shansin Berishës ta flakë nga Partia Demokratike. Dihet si e shfryn inatin Berisha me ata që i shpall “armik”, ndaj dhe Lulzimi duhet të matet mirë dhe veprojë shpejt,pa humbur kohë. Duke e lënë pas dore bazën e partisë, duke nënvlerësuar rolin dhe afeksionin e saj ndaj Sali Berishës, kryetari në detyrë i PD Lulzim Basha, duket se ka kryer me dashje “ndarjen e madhe” e cila do ti sjellë mjaft telashe. Pas 4 humbjeve rresht, ai e ka të pamundur të vendosë me anëtarësinë e zhgënjyer lidhje të forta, e ka të pamundur të fitojë besimin e tyre, ndaj them se vetëm një “mrekulli” apo një lëvizje inteligjente, do ta shpëtonte atë nga shkarkimi de facto në 11 Dhjetor.

I vetëm para 4200 firmëtarëve foltoristë (apo dhe folkloristë) Basha do të tregojë nëse ja ka “vlejtur” përjashtimi i Berishës, dhe sa vlen ai vërtetë në atë parti……

Next Post
Kapet kokainë me vlerë 45 milionë euro! Arrestohet shqiptari, pronar i dy kompanive

Kapet kokainë me vlerë 45 milionë euro! Arrestohet shqiptari, pronar i dy kompanive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pasi dështoi në Kushtetuese, Ilir Beqaj ofron 2 milionë lekë garanci për lirim nga burgu

Pasi dështoi në Kushtetuese, Ilir Beqaj ofron 2 milionë lekë garanci për lirim nga burgu

March 29, 2026
Situata në Lindjen e Mesme dhe bashkëpunimi rajonal/ Bisedime mes 4 ministrave të Jashtëm në Pakistan

Situata në Lindjen e Mesme dhe bashkëpunimi rajonal/ Bisedime mes 4 ministrave të Jashtëm në Pakistan

March 29, 2026
Stenaldo hap zemrën në “Fan Club”, flet për ish-të dashurën: Historia më e bukur e jetës sime, ishim larg…

Stenaldo hap zemrën në “Fan Club”, flet për ish-të dashurën: Historia më e bukur e jetës sime, ishim larg…

March 29, 2026
“Jemi mirë, të palëkundur dhe të qetë”, Nikolas Maduro reagon për herë të parë pas arrestimit nga SHBA

“Jemi mirë, të palëkundur dhe të qetë”, Nikolas Maduro reagon për herë të parë pas arrestimit nga SHBA

March 29, 2026
Kur gjithçka po shkonte mrekullisht, vjen furtuna… Shpresa rrëfen betejën e vajzës me kancerin

Kur gjithçka po shkonte mrekullisht, vjen furtuna… Shpresa rrëfen betejën e vajzës me kancerin

March 29, 2026
Playoff-i i Botërorit, e marta, dita e verdiktit final, sytë e shqiptarëve nga Kosova

Playoff-i i Botërorit, e marta, dita e verdiktit final, sytë e shqiptarëve nga Kosova

March 29, 2026
Pas Durrësit, valë përjashtimesh në PD e Elbasanit/ Pas Doris Madhit hiqen edhe 3 emra të tjerë

Pas Durrësit, valë përjashtimesh në PD e Elbasanit/ Pas Doris Madhit hiqen edhe 3 emra të tjerë

March 29, 2026
ANALIZA E REL/ Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

ANALIZA E REL/ Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

March 29, 2026
Pas tre vajzave Shpresës i “qesh buza”: Burri nuk më erdhi tek materniteti, sepse…

Pas tre vajzave Shpresës i “qesh buza”: Burri nuk më erdhi tek materniteti, sepse…

March 29, 2026
80% e subjekteve me shkelje të legjislacionit të punës, kreu i ISHP: Rriten me 25% ankesat për pagat dhe sigurimet

80% e subjekteve me shkelje të legjislacionit të punës, kreu i ISHP: Rriten me 25% ankesat për pagat dhe sigurimet

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In