• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I ‘varfër’ që të këput shpirtin/ Berisha sulmon Ramën: Kam punuar 30 vite, por një apartament 130 m2 kam (‘harron’ punën si mjek)

by Java News
01/05/2023 20:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Rithemelimit Sali Berisha, gjatë një takimi elektoral me militantët në Paskuqan, ka hedhur një sërë akuzash ndaj kryeministrit Edi Rama për pronën e tij në Surrel.

Duke e ftuar sërish në debat, Berisha thotë me bindje se Edi Rama nuk mund të dalë në shesh përballë tij sepse nuk ka se si të justifikojë Sarajet e Surrelit.

“Në çdo takim u kemi bërë thirrje, urdhëro të dalim në shesh para qytetarëve. Edhe këtu po të duan të vijnë në debat, por debati është detyrim para jush sepse kryeministri, Presidenti i këtij shtetit, cilido ka detyrë sepse paguhet me taksat tuaja, pro Edi Rama nuk del dot kurrë.

Si mund të dali ai, me ato saraje. Kam qenë rrogëtar i këtij shteti për 30 vite, por një apartament 130 metra kam. Absolutisht, pa kredi më të madh nuk e blija dot. Kjo është e vërteta.

Po ti që ndërtove sarajet me 720 metra gjatësi themelet. Me 5000 metra parkun përreth, me ullinj 3-400 vjeçar që kushtojnë nga 20-30 mijë euro. Ku i gjete këto, hajde këtu Edi Rama, duhet të dalës tu thuash këtu qytetarëve nga mbijnë ato. Se ti na thua jam nga bregu, se po qe nga bregu, Surreli nuk është në breg, nuk i ke trashëgim, as nga nëna as nga baba ato, i ke vjedhur, ndaj dhe nuk del. I ke vjedhur, i ke vjedhur”- tha Berisha.

Gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë,” për Kamzën, Arjan Hoxha, Berisha është ndalur shkurtimisht tek arsimi ku nuk ka kursyer kryebashkiakun socialist të kësaj bashkie, Rakip Suli. Sipas Berishës, gjendja e shkollave është katastrofike pasi fëmijët në Kamzë dhe Paskuqan mësojnë me tre turne. Sakaq për Tiranën, thotë ai, tempujve të shkollimit iu është vendosur taksë, ndërkohë që me kushtetutë arsimimi i fëmijëve është falas.

“Jemi një diktaturë e bazuar në një bandë kriminale që qeveris vendin duke grabitur dhe plaçkitur pasuritë e vendit më shumë se çdo pushtues tjetër në çdo kohë. Që qeveris vendin duke përdorur drogën krimin dhe çdo mjet tjetër të paligjshëm. Diktatura e bandave është forma me e rrezikshme e të gjitha diktaturave. Ndaj edhe më 14 maji, çdo qytetar duhet të votojë kundër të gjithë diktaturave dhe me votën e tyre duhet të vendosim pluralizmin. Shikoni si e transformojnë monizmin njerëzit.

Po marrim Rakip Sulin. Sot po marr vetëm një aspekt. Kamza dhe Paskuqani janë kthyer në shkolla me 3 turne. A e dini çdo të thotë kjo? Do të thotë arsim qesharak, ska shkollim. Sa hyjnë, dalin. Sa shkojnë, s’shkojnë.

Po pse ndodhi kjo? Sepse u përdor tërmeti për të shembur shkollat që s’kishin asnjë krisje. Dhe u bënë shkollat e fëmijëve viktimat më të para për të vjedhur këta qeveritar të shpërfyturuar. Isha në Valias, e prishën shkollën “Ibrahim Basha” dhe ndërtuan pastaj me 4 milion shkollën. Vjedhur domethënë të paktën 3 milionë. E njëjta gjë, madje edhe më keq në Tiranë.

Njerëz që skanë asnjë moral vërsulen mbi tempujt e shkollimit të fëmijëve. Ka vendosur taksa ai i Tiranës, gjë që ndalon kushtetuta e këtij vendi sepse sipas saj arsimi i fëmijëve është falas. S’mund të vendoset taksë, kurrë. Ndërsa del një hajdut pa vlerë morale dhe vendosë taksë. Sa vjedh me taksë ai? 42 milionë. Dhe kur i thonë gazetarët ku janë shkollat, numëron shkollat e ndërtuara në vitet ’60. Numëron shkollat e ndërtuara me donacione nga të tjetër dhe jo me 42 milionët”- tha Berisha.

Nje i ‘varfer'[ qe te keput shpirtin, nderkohe qe SHBA e ka shpallur Berishen “non grata” per korrupsion madhor dhe jeton ne nje vile ne Gjirin e Lalzit. Per me teper qe Berisha llogarit vetem vitet e punes ne politike pas ’90-tes, duke ‘harruar’ punen si mjek, deri ne Bllok./m.j

Next Post
Spahiu: Nëse Basha e ka seriozisht luftën me Berishën, në 15 maj të shkojë te selia e PD

Spahiu: Nëse Basha e ka seriozisht luftën me Berishën, në 15 maj të shkojë te selia e PD

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    3 years ago

    Hike ndytsire ti e rraca e ndyre e jotja,ti je monstra e vicidolit,je urryeri i shqiptarve ti e 2 ortaket tuaj,monstra e cepanit e k/hajduti i shqiptarve.E kuptoni apo beni sikur nuke kuptoni,shqiptaret nuke duan tju shohin me ase surratin,qe e keni surrat krimminelsh.ju jeni turpi i njerzimit,jeni jashqitja e mbare Kombit.Ne vecanti ti hajduti monstra e vicidolit volle parate e pasurite e shqiptarve.Me pa turpsine me te malle del e thu qe kame punuar 30 vjete per nji apartament,i mendon shqiptaret budallenje.Ky popull do te cfarose tye e rracen e ndyre tenden,o monster.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Formalizohet pranimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes, ambasada: Krenarë për miqësinë me SHBA

Formalizohet pranimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes, ambasada: Krenarë për miqësinë me SHBA

February 24, 2026
‘Mendoi se nëna kishte vdekur’/ Flet babai i 20-vjeçarit shqiptar që u mbyt në det: Si ndodhi ngjarja që “tronditi” Italinë

‘Mendoi se nëna kishte vdekur’/ Flet babai i 20-vjeçarit shqiptar që u mbyt në det: Si ndodhi ngjarja që “tronditi” Italinë

February 24, 2026
Ish-zv.kryeministri i MV Artan Grubi lihet në arrest shtëpie! Gjykata: Në burg i rrezikohet siguria

Ish-zv.kryeministri i MV Artan Grubi lihet në arrest shtëpie! Gjykata: Në burg i rrezikohet siguria

February 24, 2026
Trump paralajmëroi se do të publikojë dosjet mbi UFO-t, sekretari i Mbrojtjes: Do ta zbulojmë nëse…

Trump paralajmëroi se do të publikojë dosjet mbi UFO-t, sekretari i Mbrojtjes: Do ta zbulojmë nëse…

February 24, 2026
Spiropali të mërkurën vizitë zyrtare në Prishtinë, pritet të takohet me Kurtin, Osmanin dhe krerët e partive politike

Spiropali të mërkurën vizitë zyrtare në Prishtinë, pritet të takohet me Kurtin, Osmanin dhe krerët e partive politike

February 24, 2026
Nis transferimi i ish luftëtarëve të ISIS nga burgjet siriane në Irak, mister fati i 8 shqiptarëve

Nis transferimi i ish luftëtarëve të ISIS nga burgjet siriane në Irak, mister fati i 8 shqiptarëve

February 24, 2026
“Janë marrë masa për qarkullimin e mallrave”, kreu i Doganave reagon pas bllokimit të aksit Librazhd-Elbasan

“Janë marrë masa për qarkullimin e mallrave”, kreu i Doganave reagon pas bllokimit të aksit Librazhd-Elbasan

February 24, 2026
Fermerët bllokojnë rrugët në Serbi, kërkojnë ndalim të përkohshëm të importeve bujqësore

Fermerët bllokojnë rrugët në Serbi, kërkojnë ndalim të përkohshëm të importeve bujqësore

February 24, 2026
Gjithçka duhet të dini para se të niseni nga Tirana për në Korçë! 3 rrugë alternative që zgjasin nga 5 – 8 orë

Gjithçka duhet të dini para se të niseni nga Tirana për në Korçë! 3 rrugë alternative që zgjasin nga 5 – 8 orë

February 24, 2026
Promovohet libri “Kosova – lufta e heshtur”, Zef Mazi sjell diplomacinë e padukshme të viteve ’91-’99

Promovohet libri “Kosova – lufta e heshtur”, Zef Mazi sjell diplomacinë e padukshme të viteve ’91-’99

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In