Një i ri 22-vjeçar është vënë në pranga pasi kanosi me thikë një efektiv policie.
Ai është identifikuar me inicialet E. F, banues në Korçë.
Raportohet se pasi ka hyrë në ambientet e zyrës së pritjes së qytetarëve në Komisariatin e Policisë Korçë, në gjendje të dehur, ka fyer dhe ka kanosur për shkak të detyrës punonjësit e policisë.
Këtë e ka bërë me anë të një mjeti prerës, që është sekuestruar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.
/a.r