Në Mat është shënuar një incident, kur në orët e vona të ditës së djeshme është dhunuar automjeti I deputetit të PD-së, Bedri Hoxha.
Mësohet se mjetit të deputetit i cili ishte i parkuar para një hoteli në Burrel, i janë thyer xhamat.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për incidentin. Nga ana e bluve po punohet për identifikimin e autorëve.









