• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“I them gruas së tij…”/ Flet vajza që shpërndau FOTO me futbollistin në shtrat pak ditë para dasmës: E vetmja mënyrë që mund të shpetojë martesën

by Java News
31/05/2022 12:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas fotove të publikuara të ish sulmuesit anglez Andy Carroll, ku shfaqej në shtrat me dy vajza të tjera, 2 javë para se të zyrtarizonte martesën e tij me Billi Mucklow, situata ka marrë një rrjedhë tjetër. Por në një deklaratë për “The Sun”, Taylor Jane Wilkey, vajza e cila publikoi fotot e tyre ka mohuar gjthçka dhe ka treguar se çfarë ndodhi në të vërtetë atë natë.

Ajo tha se kishin qenë nën efektin e alkolit, pasi kishin 17 orë duke pirë atë natë.

“Ai sinqerisht nuk ishte në gjendje të bënte asgjë, më vjen shumë keq për gjithë këtë rrëmujë – por nuk bëra asgjë të keqe. Ndihem shumë e turpëruar”,  tha Taylor për The Sun.

Incidenti i ndodhur ka zemëruar bashkëshorten e tij të ardhshme Billi Mucklow, 33 vjeç.

Por Taylor, këmbënguli duke hedhur poshtë gjithçka. Duke përdorur edhe një shprehje që fansat e futbollit e kuptojnë, ajo tha: “Andy nuk shënoi atë natë, nuk bëri gol”.

Gjithashtu në një mesazh për të fejuarën e tij zemërthyer, ajo shtoi: “Më fal, Billi, e di si duket, por ne nuk kryem marrëdhënie seksuale”.

“Ajo duhet të dijë se nuk ka ndodhur asnjë raport seksual mes meje dhe Andy, të betohem. Ai ishte një zotëri, thjesht kishte pirë aq shumë dhe ra në shtrat pa kuptuar asgjë çfarë po ndodhte përreth. Nuk ndodhi asgjë,  edhe nëse do të kishte dashur, ai ishte shumë i dehur. Ndihem shumë keq që bëra edhe fotot – e gjitha ishte menduar të ishte një shaka sepse Andy ishte aq i dehur, sa ne po qeshnim”, tha ajo.

Billi kishte hequr foton që kishte në profilin në WhatsApp dhe e zëvendësoi atë me një foto të vetëm të fëmijëve të tyre.  Miq të saj bënë me dije se ajo ishte larguar për të qëndruar te shtëpia e prindërve të saj për tu qetësuar dhe për të qartësuar mendimet e saj.

Pavarësisht zemërimit të saj, Billi ende nuk e ka anuluar dasmën që ata kishin planifikuar.

“Për të qenë e sinqertë, ne nuk e dinim që Andy Carroll ishte pjesë e grupit kur i takuam për herë të parë. Të gjithë djemtë dukeshin sikur ishin në PR ose marketing, ose kishin biznesin e tyre, askush nuk e përmendi futbollin. Por më pas e kuptuam se ishte Andy, nuk e publikova për arsyen se sa i njohur ishte, ai nuk është Jack Grealish apo Marcus Rashford”, shtoi ajo

Taylor tha se grupi kishin porositur shishe vodka, sangria dhe Jägermeister.

“Por në asnjë moment askush nuk përmendi se ishte një festë beqarie , na u tha se ishte një festë për djem. Nuk e dija se ai po martohej.”

“Andy dhe shokët e tij u kujdesën për ne, ne kurrë nuk u ndjemë të distancuara ose të ngacmuara nga asnjë prej tyre.”

Ajo shtoi: “Ne ishim të dehur dhe një nga shokët e Andy-t tha se do e vazhdonin festën në dhomën e hotelit të Andy-t. Ne të gjithë morëm taksi, isha unë, Phoebe, Andy dhe dy nga shokët e tij që nuk ishin futbollistë. Të gjithë shkuam në dhomë, ndezëm televizorin dhe vendosëm muzikë. Kemi pirë më shumë, po kërcenim, qeshnim. Arriti deri në atë pikë sa Andy u shtri në shtrat dhe i ra të fikët.

Taylor tha rreth orës 5 të mëngjesit se ajo mendoi të bënte një selfie me Andy-n që flinte pasi disa miq të saj ja kërkuan në formë shakaje.

“Kur bëra atë selfie me të në shtrat, isha ende e veshur, kisha veshur një fustan rozë dhe për shkak se kisha afruar kamerën , duket sikur jam lakuriq, por nuk isha. Të gjithë të tjerët ishin aty, ishte vetëm një shaka”, shpjegoi ajo

“Po, ishim tre në krevat, por asgjë nuk ndodhi, të gjithë ishim aq të dehur …”

Taylor tha se ajo u largua nga hoteli në një Uber jo shumë kohë më vonë.

Më vonë ajo kuptoi se fotot e bëra gjatë natës dhe dërguar disa miqve ishin bërë papritur virale.

Ish-konkurrentja e Miss Scarborough u transferua në Emiratet e Bashkuara Arabe vitin e kaluar dhe menaxhon tre klube nate në Abu Dhabi.

 “Shpresoj që Billi ta falë. Andy është një djalë i mirë. Unë do e urreja veten nëse ata do të anulonin dasmën për këtë çështje. Nuk duhej t’i bëja fotot dhe t’i ndaja me miqtë, por jam e zemëruar që ato u bënë virale në media. Ky ka qenë një mësim i madh jete për mua.”

Billi Mucklow  tha se tani ai duhet të tregojë gjithçka dhe të shpjegojë se çfarë ka ndodhur atë natë. Gjithashtu ajo i ka kërkuar të shohë gjithë fotot e bëra që të arrije të kuptoj çfarë ndodhi me saktësi.

Një mik i saj tha: “Është e vetmja mënyrë që mund të shpetojë martesën e tyre”.

g.kosovari

Next Post
Ndalohen qeset plastike, nga nesër me trastë në market

Ndalohen qeset plastike, nga nesër me trastë në market

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In