• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I shtyjmë njerëzit të ikin dhe pastaj i këndojmë mallit

by Java News
14/03/2026 19:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bjorn Runa

Ka një batutë të vjetër në lidhje me politikat europiane: merr çfarëdo gjëje që i emocionon njerëzit – paratë, ushqimet, futbolli apo seksi – vendosi parashtesën “euro” dhe do të kesh menjëherë diçka që tingëllon jashtëzakonisht e mërzitshme. Ndaj të komentosh zhvillimet e Eurovizionit të bën të ndihesh se po përjeton një varacion të të njëjtit parim. Kjo jo vetëm sepse çdo vit sjell të njëjtat rituale parashikimesh dhe entuziazmi patriotik, por mbi të gjitha sepse në shumicën e rasteve, edhe këngët më cilësore pjesëmarrëse do të harrohen pas dy javësh.

E megjithatë, ka herë pas here aty diçka për të cilën ia vlen të ndalesh.

Dy ditë më parë, Eurovizioni prezantoi videoklipin zyrtar të këngës me të cilën Shqipëria merr pjesë në festival: “Nân.” Klipi është i bukur dhe muzika gjithashtu. Kënga sillet rreth një skene mjaft të njohur për shumicën e shqiptarëve: imazhi i nëns që përcjell fëmijët në emigrim dhe pret tek pragu, shpesh më kot, që ata të kthehen një ditë. Është një imazh që mund kategorizohet si pjesë e një prej traditave më të vjetra emocionale të kulturës sonë, siç janë këngët e kurbetit. Për shekuj me radhë, këngët shqiptare i janë kthyer në mënyrë thuajse obsesive kësaj skene të të rinjve që ikin, ndërsa nënat dhe bashkëshortet vajtojnë në pritje, në pragjet e shtëpive që shpesh shemben nga brenda nën peshën e heshtur të kujtimeve, duke bërë që, edhe pse rrethanat historike mund të kenë ndryshuar, peizazhi emocional rreth kurbetit të mbetet pak a shumë i njëjtë.

Kjo këmbëngulje nuk është e rastësishme. Siç dihet, Shqipëria ka qenë në pjesën më të madhe të saj një shoqëri migratore. Mundësitë e kufizuara ekonomike dhe një histori politike e fragmentuar, i kanë shtyrë breza të tërë shqiptarësh që gjithmonë ta kërkojnë fatin tjetërkund. Në një realitet të tillë, për rrjedhojë, përvoja emocionale e ndarjes kërkonte gjuhën e saj, duke bërë që këngët e kurbetit të ktheheshin në ritual përmes të cilave dhimbja e ndarjes të mund të përjetohej me të tjerët dhe ndoshta të bëhej më e lehtë për t’u përballuar.

Megjithatë, nuk mund të mos vësh re një kontradiktë teksa i dëgjon sot këto këngë dhe sidomos ato që lindin dhe shkruhen në ditët tona. Ikja në këto këngë shfaqet thuajse si një lloj fati. Djali ikën i shtyrë larg nga varfëria, i detyruar nga rrethanat. Pra, fati e ndan familjen, ndërsa nëna, bashkëshortja dhe vetë shtëpia qëndrojnë pas si viktima pasive të kësaj ngjarjeje të pashmangshme.

Por realiteti historik ka qenë paksa më i ndërlikuar.

Për breza me radhë, familja ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol vendimtar në inkurajimin e të rinjve për t’u larguar nga vendi. Në të shkuarën, një djalë apo një burrë që nuk emigronte, shpesh gjykohej si joambicioz, frikacak apo dembel. Emigrimi pra nuk ishte vetëm çështje nevoje ekonomike por edhe një rit burrërie, pasi të duroje vështirësitë e kurbetit dhe t’i dërgoje më pas para familjes ishin një pjesë e përkufizimit që shoqëria kishte ndaj burrërisë.

Ky është dhe paradoksi që qëndron nën sipërfaqen e shumë këngëve të emigrimit, ku e njëjta familje që e inkurajon djalin apo burrin që të largohet për të këkruar fatin e tij tjetërkund, prodhonte më pas gjuhën emocionale të vajtimit të kësaj ikjeje.

Në këtë kuptim, vaji shërben edhe si një lloj ndërmjetësi kulturor, pasi e shndërron presionin shoqëror për të emigruar në një tragjedi emocionale, duke zëvendësuar ashpërsinë e pritshmërive me gjuhën e mallit. Pra, ikja nuk është më rezultat i një norme shoqërore apo vendimi kolektiv, por diçka që thjesht i ndodh familjes. Komuniteti e inkurajon dhe e shtyn të riun që të ikë dhe më pas i këndon dhimbjes së vet për humbjen e tij/saj.

Ajo që të bën përshtypje, e parë nga ky këndvështrim, nuk është bollëku i këngëve të kurbetit që riprodhohen në mënyra gjithnjë e më pak emocionale. Nëse shohim historinë tonë, është e kuptueshme që të kemi kaq shumë këngë kurbeti e emigracioni. Ajo që të bën përshtypje është përse nuk kemi të kundërtat e tyre?

Nuk ka pothuajse asnjë këngë ku nëna ta inkurajojë të birin që të qëndrojë. Thuajse asnjë, ose shumë pak, balada përftyrojnë fshatra që vendosin se të rinjtë e tyre duhet të qëndrojnë dhe të përballen të gjithë bashkë me vështirësitë. Në fakt është tejet e vështirë të gjeshh shembuj në traditën tonë që i bëjnë jehonë rezistencës kolektive ndaj rrethanave që i detyrojnë të rinjtë të emigrojnë. Fabulat janë gjithnjë individuale. Djali ose burri ikën i vetëm, ndërsa shtëpia e vajton në pritje. Jemi të gatshëm të bashkëndajmë dhimbjen, ndërsa zgjidhjen e problemit që e shkakton këtë dhimbje duhet ta gjejë individi, i vetëm.

E parë në këtë dritë, kënga e Shqipërisë në Eurovision 2026 nuk sjell ndonjë këndvështrim të ri ndaj problemit të vjetër të emigracionit. Por, ndoshta do të kishim pritur që pas tre dekadash emigrimi post-komunist dhe me transformimet e thella shoqërore që kjo ka shkaktuar, kultura jonë do ta trajtonte fenomenin në të gjithë kompleksitetin e tij. Emigracioni sot nuk është vetëm një histori sakrificash dhe malli. Ai përfshin familje të ndara për periudha të gjata, jetë transnacionale, përkatësi të paqarta etnike e kulturore.

Emigracioni sot është ndoshta përvoja më përcaktuese e shoqërisë bashkëkohore shqiptare, e megjithatë prodhimet tona kulturore bashkëkohore i qasen subjektit me fjalorin e emocional të periudhave shumë më të hershme, të trashëguar nga folklori i fundshekullit të 19-të apo fillimit të të 20-it, me nënën që pret te pragu, emigrantin e vetmuar dhe kujtimin me mall të shtëpisë së fëmijërisë. Sa për kontradiktat më të thella sociale që i detyrojnë njerëzit të emigrojnë, mbeten përgjithësisht të paeksploruara. Si rezultat të gjithë kësaj kemi një përsëritje kulturore të çuditshme, ku edhe pse vetë përvojae emigracionit ka ndryshuar në mënyrë dramatike, fabulat nëpërmjet të cilave e përshkruajmë, nuk kanë evoluar aspak.

Ndoshta detyra kulturore që na pret është të mësojmë të tregojmë histori për qëndresën, rezistenncën dhe përballjen pikërisht me ato forca që e bëjnë ikjen të duket si një fat i pashmangshëm.

Next Post
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bota e errët e Peter Thiel, mikut të Trump dhe krijuesit të Palantir e Paypal

Bota e errët e Peter Thiel, mikut të Trump dhe krijuesit të Palantir e Paypal

March 15, 2026
Vendimi i GJK për TikTok, Rama: Bllokimi solli masa për mbrojtjen e fëmijëve online, u vendosën filtra

Vendimi i GJK për TikTok, Rama: Bllokimi solli masa për mbrojtjen e fëmijëve online, u vendosën filtra

March 15, 2026
Mbi 200 fëmijë të vrarë në sulmet ndaj Iranit, Izraeli njofton nisjen e sulmeve ajrore në shkallë të gjerë

Mbi 200 fëmijë të vrarë në sulmet ndaj Iranit, Izraeli njofton nisjen e sulmeve ajrore në shkallë të gjerë

March 15, 2026
Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

March 15, 2026
Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

March 15, 2026
VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

March 15, 2026
Kanë frikë për familjen? Edhe tre futbolliste iraniane do kthehen në Iran

Kanë frikë për familjen? Edhe tre futbolliste iraniane do kthehen në Iran

March 15, 2026
“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

Rritja e çmimeve të naftës, Rama: Po ndodh në të gjithë botën, por nuk do të rrimë duarkryq

March 15, 2026
Kushtet ekstreme të motit në Ukrainë, Trump: Putini ra dakord për një armëpushim njëjavor

Pse Trump po kërkon ndihmë edhe nga Pekini: Sinjalet kontradiktore të udhëheqësit amerikan

March 15, 2026
E diel kryesisht e kthjellët, vranësira dhe reshje të pakta në zonat malore

E diel kryesisht e kthjellët, vranësira dhe reshje të pakta në zonat malore

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In