Alban Bruçi ishte shënjestër e breshërisë së armëve një natë më parë në qytetin e Shkodrës. Në momentin që është qëlluar në drejtim të tij, ai ndodhej në makinën e tij tip ‘Audi’.
Sipas dëshmisë së tij në polici, dy persona janë afruar në drejtim të makinës me motoçikletë dhe kanë qëlluar në drejtim të tij .
“Nuk e kam idenë se kush mund të jenë autorët e kësaj ngjarjeje. Kam qenë duke shkuar në shtëpi kur dy persona me motoçikletë u afruan dhe qëlluan ndaj meje. Në atë moment u mundova që të shpëtoj dhe eca pak metra me makinë. Pasi u larguan nuk kisha marrë asnjë plumb dhe menjëherë erdha në polici për të treguar ngjarjen. Nuk kam konflikte me persona të tjerë dhe nuk e di se kush mund ta ketë bërë”, ka thënë Bruçi.
25-vjeçari është paraqitur vetë në polici pas atentatit ndërsa nuk ka deklaruat se nuk ka asnjë konflikt të hapur.
Në vendin e ngjarjes u gjetën rreth 20 gëzhoja arme kallashnikov. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së objekteve përreth ndërsa deri më ta i nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen.
/a.r