• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I shpëtoi atentatit, kunati i Domar Konjarit ishte kthyer nga Gjermania, në makinën e blinduar u zbulua një tjetër sasi eksplozivi

by Java News
19/10/2019 10:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një makinë luksoze e blinduar u hodh në erë mëngjesin e djeshëm me eksploziv C4, por fatmirësisht pronari që ishte brenda në mjet nuk u lëndua. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:10, në rrugën “Siri Kodra”, përballë ish-Frigoriferit, në Tiranë, kur i dëmtuari Artion Bylyku, 52 vjeç, sapo kishte hipur në makinën e tij tip “Mercedes Benz S Class”.

Artion Bylyku, 52-vjeçari që i shpëtoi dje mrekullisht atentatit me eksploziv në makinën e tij, kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Gjermania, ku jeton bashkë me familjen. Ai vinte herë pas here në Shqipëri, pasi kishte një biznes automjetesh dhe pjesësh këmbimi që i sillte nga jashtë. Së fundmi kishte sjellë në Tiranë 4 makina luksoze. Kjo veprimtari e tij është një nga pistat që po hetohet aktualisht nga grupi i oficerëve të Krimeve të Rënda që kanë marrë në dorë ngjarjen.

Por nga ana tjetër, një tjetër pistë jo pak e rëndësishme është edhe fakti se Artion Bylyku është kunati i Domart Konjarit, një personazh i njohur i botës së krimit pas viteve ’90 në Tiranë, por vitet e fundit edhe në Francë e vende të tjera të Europës. Vetë Bylyku, i cili i shpëtoi atentatit, që për grupin hetimor nuk ka asnjë dyshim se kishte për qëllim eliminimin e tij, nuk rezulton person me precedentë, apo që të ketë pasur më herët probleme me drejtësinë. Para më shumë se 25 vitesh, ai ka qenë i dyshuar për përfshirjen në një vrasje të ndodhur në Tiranë, që nuk u arrit t’i provohej asnjëherë dhe nuk u ndalua kurrë për të.

I pyetur nga oficerët e grupit hetimor, për ndonjë dyshim apo person konkret që mund të ketë dashur eliminimin e tij, Bylyku ka deklaruar se nuk ka probleme me askënd. Madje ka supozuar që ngjarja mund te jetë edhe ndonjë lajthitje në objektiv, duke qenë se makinën e kishte sjellë për ta shitur në Tiranë. Megjithëse një arsyetim i tillë nuk e ka bindur grupin hetimor, për faktin se në makinë ishte vendosur një sasi e madhe eksplozivi C4, por edhe duke qenë se makina ishte e blinduar. Një mjet i tillë, gjithmonë ka rezultuar të përdoret nga persona që i frikësohen një atentati të mundshëm, apo kanë probleme me persona të ndryshëm.

Burime nga Policia thanë dje se shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur nga aktivizimi në distancë i një sasie të konsiderueshme eksplozivi C4, që ishte vendosur në pjesën e përparme të makinës. Por, gjatë këqyrjes së mjetit nga ekspertët kriminalistë, u zbulua edhe një tjetër sasi eksplozivi në pjesën e pasme, poshtë bagazhit, që fatmirësisht nuk ishte aktivizuar.

Shkelja e afateve, si e liroi Gjykata Domart Konjarin. Konjari u dyshua edhe për vrasjen e Devi Kasmit në vitin 2018

Një ditë pas ekzekutimit mafioz të Devi Kasmit, në janar të vitit 2018, Policia e Tiranës shpalli në kërkim policor një person që ishte në kërkuar. Bëhej fjalë për Domart Konjari, i cili që prej vitit 2016, kur u la i lirë nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, edhe pse kërkohej nga Franca për trafik droge, nuk u arrit të gjendej asnjëherë nga Policia. E megjithëse në arrati dhe i konsideruar si një prej personave me rrezikshmëri të lartë, Konjari u kthye në qendër të vëmendjes, si i dyshuar për vrasjen e Kasmit, dikur mik i tij. Emri i Konjarit, si i person i dyshuar për atentatin te Pediatria, përmendej në një komunikatë të brendshme të Policisë së Shtetit, por pa u specifikuar nëse kishte rol ekzekutori apo porositësi të vrasjes.

Më pas, Policia tha se zbardhi vrasjen e Devi Kasmit dhe arrestoi disa persona, mes tyre edhe një shtetas grek, i cili aktualisht ndodhet në qeli, i dyshuar si ekzekutor. Megjithatë, për Konjarin nuk u tha më se çfarë roli kishte pasur në atë krim. Domart Konjari u arrestua fillimisht më 6 nëntor të vitit 2015, në Kapshticë, pasi për të kishte një urdhërarrest ndërkombëtar, lëshuar nga autoritetet franceze, si i përfshirë në një organizatë kriminale që trafikonte drogë.

Masa e sigurisë ndaj tij u dha fillimisht nga Gjykata e Korçës, e cila e la në burg, por më pas shpalli moskompetencë, duke e transferuar çështjen te Gjykata e Krimeve të Rënda. Konjari qëndroi në burg deri më 14 mars të vitit 2016, kur Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” ndaj tij. Kjo u bë nën argumentimin ligjor se masat e sigurisë, të vendosura nga gjykatat që kanë shpallur moskompetencë, i humbasin efektet pas 10 ditëve.

Dhe për Konjarin nuk u dha asnjë masë nga Krimet e Rënda, duke bërë që të shkelen afatet ligjore. Shkelja e tyre çoi edhe në lirimin e Konjarit. Menjëherë pas lirimit, në mars 2016, Prokuroria bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, e cila në maj e rrëzoi kërkesën, pa e marrë nën shqyrtim çështjen.

Këto veprime i dhanë kohë Konjarit që të humbte gjurmët dhe prej asaj kohe, ai është në arrati. Lirimi nga qelia i Konjarit u përcoll me bujë deri në kufijtë e një skandali në Gjyqësor dhe shkaktoi një përballje mes Prokurorisë dhe Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda.

Përmes një letre drejtuar krerëve të shtetit, ambasadori francez në Tiranë shprehu shqetësim mbi lirimin e Konjarit. Përveç kësaj, gjyqtarët u dërguan për procedim disiplinor nga Ministria e Drejtësisë, por Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk mori asnjë masë.

g.kosovari

Next Post
Mallkimi i dytë

Mallkimi i dytë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In