Gjykata e Durrësit liron nga burgu Bashkim Haxhinë, njeriu i vetëm i arrestuar nga policia në ngjarjen e atentatit me armë ndaj Julian Meçaj dhe Plaurent Dervishaj.
Gjykata ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.
Haxhia në atentatin me 43 plumba ka qenë në të njëjtën makinë tip “Range-Rover” me Dervishaj dhe Meçaj, ku konsiderohet si palë e dëmtuar dhe dëshmitari kyç për prokurorinë në këtë ngjarje.
Por mbajtja me vete e një pistolete pa leje dhe goditja e 6 plumbave, solli arrestimin e Bashkim Haxhisë, i cili prej muajit qershor e në vijim, qëndronte i izoluar në ambientet e burgut të Durrësit.
Në sulmin me armë të 20 qershorit 2019 në Durrës, Plaurent Dervishaj, Julian Meçaj dhe miku i tyre Bashkim Haxhia shpëtuan paq nga atentati me armë 20 qershorit 2019 në Durrës, edhe pse ndaj tyre dy persona zbrazën plot 43 plumba nga dy kallashnikovë.
Të tre personazhet janë shumë të njohur në Durrës dhe me probleme me drejtësinë.
g.kosovari