• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I shoqi ka të paktën 25 pasuri, Argita Berisha para shqiptarëve: Unë jam si ju, shtresë e mesme

by A R
03/12/2023 13:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Të nderuar demokratë e demokrate, të dashur bashkëqytetarë, jam mirënjohëse që jam këtu para jush sot, jo vetëm si mbështetëse e Partisë Demokratike, por edhe si nënë e 4 fëmijëve dhe si një nga mijëra profesionistët e shtresës së mesme që kanë punuar në profesionet e tyre me besimin e zhvillimit të një vendi më prospert, të një të ardhme më të mirë…”

Nisi kështu fjalimi i Argita Berishës në Kuvendin dje, jo vetëm para atyre demokratëve që kanë mbetur dhe vazhdojnë t’i besojnë verbërisht “Familjes Berisha”, por edhe para gjithë shqiptarëve. Vajza e njeriut që ka marrë më shumë pushtete në Shqipëri, që nga kryetar partie, kryeministër e President, u thotë shqiptarëve pa iu dridhur qerpiku se ajo është “shtresa e mesme”.

Rreshtimi i pronave të luajtshme e të paluatshme që Argita Berisha ka deklaruar vetë si pasuri në ILKDP nuk ka të mbaruar. Sigurisht nisi me “rrogat” në UMNIK dhe deklarimin e 1 milionë eurove që kishte vënë me ato rroga kur i ati u kthye ne pushtet ne 2005, nga të cilat, mesa duket, nuk shpenzonte as për të ngrënë, as për të rritur 4 fëmijët, as për të paguar shkollat, pastruset, veshjet, parrukieret, ndërhyrjet estetike, udhetimet jashte shtetit, pushimet, asgjë; ajo vetëm kursente dhe ushqehej me ajrin e Shqiperise!

Pra Argita Berisha është e vetmja rrogëtare në botë që arrin të kursejë 1 milionë euro nga rroga dhe dietat e saj dhe të bashkëshortit. Jo vetëm të kursejë 1 milionë euro, por ndërkohë të ketë apartamente në një lagje luksoze të Tiranës bashkë me babin, Vilën më të madhe në Gjirin e Lalëzit, 19 pallate nga 7 deri në 13 kate te ish-klubi Partizani, toka nga Mali i Dajtit e fshatrat përreth, etj. etj. etj.

E megjithatë, kjo masë e stërmadhe pasurish nuk e pengon fare atë që jo vetëm të ankohet për lirinë e fjalës, por të na thotë se ajo është përfaqësuesja e shtresës së mesme të shqiptarëve.

Shqiptarët ja kanë kuptuar hilet Familjes Berisha, SHBA ja ka kuptuar, Britania e Madhe gjithashtu, duhet parë deri në fund se sa ja ka kuptuar Drejtësia! /Shqiptarja.com

Next Post
Tragjike në Rimini, 31-vjeçarja shqiptare vdes në aksident, plagoset rëndë shoqja e saj

Tragjike në Rimini, 31-vjeçarja shqiptare vdes në aksident, plagoset rëndë shoqja e saj

Comments 2

  1. Anonymous says:
    2 years ago

    Erdhi maloku i Viçidolit dhe shkatërroi rëre ekonominë popullore që u ndërtua me aq sakrifica nga populli im i varfër…dhe ky…me familjen e Tij e vranë dhe prenë Shqipërinë e gjorë dhe thonë: ububu,Edi Rama është hajdut, kriminel etj.Çfarë pafytyrësie në vend që të zhduken jo vetëm nga arena politike…por nga e gjithë jeta jonë

    Reply
  2. Lili says:
    2 years ago

    Erdhi maloku i Viçidolit dhe shkatërroi tëre ekonominë popullore që u ndërtua me aq sakrifica nga populli im i varfër…dhe ky…me familjen e Tij e vranë dhe prenë Shqipërinë e gjorë dhe thonë: ububu,Edi Rama është hajdut, kriminel etj.Çfarë pafytyrësie në vend që të zhduken jo vetëm nga arena politike…por nga e gjithë jeta jonë

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E zgjidh me kanun”/ Vjen reagimi i parë nga familja e Rogertit pas deklaratës së babait të Selinës

“E zgjidh me kanun”/ Vjen reagimi i parë nga familja e Rogertit pas deklaratës së babait të Selinës

March 17, 2026
Agjencia e lajmeve opozitare iraniane: 300 anëtarë të milicisë Basij të vrarë në sulmet gjatë natës nga Izraeli

Agjencia e lajmeve opozitare iraniane: 300 anëtarë të milicisë Basij të vrarë në sulmet gjatë natës nga Izraeli

March 17, 2026
Macron: Gjysma e ardhshme e shekullit do të jetë një epokë e armëve bërthamore

Macron: Gjysma e ardhshme e shekullit do të jetë një epokë e armëve bërthamore

March 17, 2026
Kontrabanda e naftës ‘vergine’, vendimi që çoi në pafajësinë e ish drejtuesve të doganës

Nafta me racion/ Britania ndërhyn, do të ofrojë 50 mln paund mbështetje

March 17, 2026
Zgjedhjet në PD, Tritan Shehu: Sali Berisha do të rizgjidhet, mos u lodhni kot

Zgjedhjet në PD, Tritan Shehu: Sali Berisha do të rizgjidhet, mos u lodhni kot

March 17, 2026
Shkelje të barazisë në tendera/ GJKKO kalon për gjykim dosjen e Benet Becit

Shkelje të barazisë në tendera/ GJKKO kalon për gjykim dosjen e Benet Becit

March 17, 2026
Fredi Beleri dështon në Kushtetuese. Gjykata nuk pranon të gjykohet dënimi i tij me burg

Fredi Beleri dështon në Kushtetuese. Gjykata nuk pranon të gjykohet dënimi i tij me burg

March 17, 2026
SPAK dhe ambasadorët të shantazhueshëm nga Berisha

SPAK dhe ambasadorët të shantazhueshëm nga Berisha

March 17, 2026
BE heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës/ KE: Po angazhohemi ta rikthejmë vendin në rrugën drejt Unionit

BE heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës/ KE: Po angazhohemi ta rikthejmë vendin në rrugën drejt Unionit

March 17, 2026
OKB kërkon akses për të hetuar sulmin vdekjeprurës ndaj shkollës në Iran

OKB kërkon akses për të hetuar sulmin vdekjeprurës ndaj shkollës në Iran

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In