Ilda Topalli, ish-sekretarja e parë e Konsullatës së Përgjithshme në Stamboll, e cila u shkarkua nga ministri në detyrë për Punët e Jashtme,i është drejtuar me një letër Kryeministrit Rama.
Ajo nder te tjera, teksa ankohej per heqjen me pa te drejte nga pozicioni qe mbante, theksonte se ajo eshte nje studente ekselente dhe me kualifikime te larta.
“Hidhu një sy kualifikimeve të një vajze 28- vjeçare, pa parti, pa miq, pa ryshfete, pa kurvëri e pa lidhje farefisnore në administratë!”, shkruante Topalli ne letren e saj drejtuar kryeministrit.
Por, po ti hedhesh syte shkollimit te saj, ne fakt konfirmohet e kunderta. Ajo ka studiuar per Shkenca Politike ne UT ne vitet 2009-2012. Notat e saj siç shihen edhe me poshte, jane te tilla qe kurresesi nuk mund t’a cilesojne ate studente ekselente, pra nuk eshte nje mesatare mbi 9.
Madje, edhe ne, mbrojtjen e diplomes, Topalli ka marre 7, nje note qe eshte larg ekselences. /Marrë nga lexo.al