• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“I shkonte të vërtetës deri në fund”/ Sot 1 vit nga vdekja e presidentit të ‘Fax News’, Kasem Hysenbelli

by
05/12/2021 14:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E shtuna e 5 dhjetorit e një viti me pare përcolli rrufeshëm lajmin e kobshëm, për shumëkënd ishte lajm i pabesueshëm. Kasem Hysenbelli mbylli sytë përgjithmonë, u shua nga COVID-19 në moshën 59-vjeçare në Turqi duke lënë pas dhimbje të madhe. Përveç për familjen dhe miqtë e tij të ngushtë, ikja nga kjo jetë e Kasem Hysenbelliut ishte jo vetëm e parakohshme por edhe shumë e rëndë, ishte humbje e thelle. Mungesën e tij edhe pas një viti e ndjejnë të gjithë ata që e kanë njohur dhe sidomos ata me të cilët Hysenbelli ka punuar gjatë viteve, në mbrojtje të fjalës së lirë dhe të lirisë së shtypit.

Miqtë dhe bashkëpunëtoret e vlerësojnë si personalitet solid, karakter te forte, njeri modest, të vëmendshëm ndaj mendimeve ndryshe, i apasionuar pas të resë, e vlerësojnë si mikun dhe mbështetësin e gazetarëve të rinj, njeriun e përgjigjes të shpejtë ndaj çdo propozimi, pa paragjykime për opinionet e aktorëve të shoqërisë civile që vinin te hapësira e tij televizive, korrekt me bashkëpunëtoret, dhe i qartë në orientimin e tij për trajtimin e problemeve të shoqërisë në televizion. Një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të Kasem Hysenbelliut është gazetari Enton Abilekaj, i cili punoi me të në televizionin News 24 dhe më pas Fax News. Shprehet se ka vlerësuar njeriun modest tek ai, të vëmendshëm me mendime ndryshe, të apasionuar për të resë, por mbi e gjitha Abilekaj thekson se Kasem Hysenbelliu ekuilibronte shumë pushtete në peisazhin televiziv si një njeri që nuk bënte kompromis me fjalën e lirë.

“Patëm një marrëdhënie shumë të mirë që në fillim, që u bazua tek rezultatet dhe tek puna. Një meritë e tij ishte që mbi të gjitha mbante shumë presionin që vinte nga jashtë. Një media si News 24, dihet për audiencën që ka Newsi dhe për impaktin, presioni i politikës i biznesit, presioni social nga të gjitha drejtimet, partitë grupet e interesit ishte shumë i madh nga të katër anët dhe një presion të tillë e mbante Kasemi”, shprehet gazetari Enton Abilekaj. Profili i tij si ish-ushtarak e bënte t’i shkonte deri në fund të vërtetësi dhe t’i rezistonte çdo sfidë.

 

 

“Nëse ne do të kishim një përplasje tek të më të dobëtit, nëse do të kishim një ngjarje ku një grup i margjinalizuar, ishte në protestë apo kërkonte një të drejtë, ne sigurisht do të zgjidhnim gjithmonë anën e tyre. Një meritë kryesore për këtë kishte Kasemi, dhe për shkak të empatisë që e karakterizonte. Ai do i shkonte të vërtetës deri në fund dhe do ishte gjithmonë në krahun e atyre që nuk kishin mbështetje. Pavarësisht se nuk ishte gazetar ai kishte të njëjtat bindje si ne, gazetarët”.

Kasem Hysenbelliu la vulën e suksesit në menaxhimin e televizionit News24 por sfida ishte ngritja e televizionit Fax News ne 2017, televizion qe shpejt gjeti vend ne tregun mediatik.

“Pasi u largua nga News 24, ai donte të krijonte një televizion. E bëri Fax News-in në mënyrën më të pabesueshme. U bë me kushte modeste, me mjete modeste, ama kishte vetëm një zgjedhje që ishte e padiskutueshme, ai ishte në krah të së vërtetës”

Gjithmonë ne krah të gazetareve te rinj për t’i dhënë një dore, nder te rrallët drejtues qe u besonte gazetareve te sapo dale nga bankat e fakultetit te gazetarisë. Intuita dhe largpamësia ia mundësonin te shihte përtej karakterit, drejt e në vlerat më të imtësishme te tyre. Ata nuk shikonin tek Kasemi vetëm një shef, një drejtues televizioni, por dhe shokun e tyre i cili ishte i gatshëm t’i ndihmonte te tejkalonin çdo problem dhe vështirësi.

“Ishte ne karakterin e tij i ndihmonte njerëzit gazetareve te rinj i ndihmonte, ndërhynë duke i ndihmuar. Ishte e pamundur që ta bëjë siç bënte ai”. Kasem Hysenbelli u nda nga kjo jetë duke lënë nga pas televizionin qe e donte aq shume e që sot trashëgohet nga bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij. Pasuria e tij e madhe shpirtërore Fax News sot drejtohet nga fëmijët e tij, me të njëjtin pasion, përkushtim, me të njëjtën filozofi, mbështetur edhe tek vëllai i tij zoti Irfan Hysenbelliu./ BW/

/b.h

Next Post
Kamerat filmuan autorin para vrasjes, si u qëllua ish-deputeti Ujka me pistoletën e futur në qese

Kamerat filmuan autorin para vrasjes, si u qëllua ish-deputeti Ujka me pistoletën e futur në qese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që ta lehtësojë atë?

Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që ta lehtësojë atë?

March 15, 2026
Fermerët pjesëmarrës dhe përfitues të rivitalizimit rural

Fermerët pjesëmarrës dhe përfitues të rivitalizimit rural

March 15, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

Berisha i përgjigjet Ramës: Çështja Balluku nuk mbyllet kurrë

March 15, 2026
U përjashtua pasi ofendoi Juelën, Greta i kërkon falje: Selin nuk ndjen asgjë për Mirin, e ka bërë për…

U përjashtua pasi ofendoi Juelën, Greta i kërkon falje: Selin nuk ndjen asgjë për Mirin, e ka bërë për…

March 15, 2026
Rikthehet normalisht qarkullimi në rrugën Librazhd-Prrenjas, shtrohet me asfalt aksi i dëmtuar

Rikthehet normalisht qarkullimi në rrugën Librazhd-Prrenjas, shtrohet me asfalt aksi i dëmtuar

March 15, 2026
Shqiptarët “braktisin” Dubain, lufta ul ndjeshëm prenotimet për vizita turistike

Shqiptarët “braktisin” Dubain, lufta ul ndjeshëm prenotimet për vizita turistike

March 15, 2026
Qeveria s’ka afat për Bashkinë e Rrogozhinës, ekspertët: Kodi nuk parashikon kohë për zgjedhjet

Qeveria s’ka afat për Bashkinë e Rrogozhinës, ekspertët: Kodi nuk parashikon kohë për zgjedhjet

March 15, 2026
“I qëndroj fjalëve të mia”/ Babai i Selin: Jam në Afrikën e Jugut! Për Mirin kam neveri

“I qëndroj fjalëve të mia”/ Babai i Selin: Jam në Afrikën e Jugut! Për Mirin kam neveri

March 15, 2026
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, Britania po shqyrton mundësitë me aleatët për transportin detar

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, Britania po shqyrton mundësitë me aleatët për transportin detar

March 15, 2026
Përmbytje shkatërruese në Afrikë: 62 të vdekur në Kenia dhe mbi 100 në Etiopi

Përmbytje shkatërruese në Afrikë: 62 të vdekur në Kenia dhe mbi 100 në Etiopi

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In