• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I shkaktuan dëm ekonomik shtetit/ Gjykata jep vendimin për zyrtarët e AKBN-së, katër në burg

by Ardit Rada
09/10/2020 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Katër zyrtarë të Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore janë lënë në burg nga Gjykata, ndërsa dy të tjerë arrest shtëpie.

Masat e sigurisë:

Denis Durrsi – Arrest shtepie

Qani Hoxhaj – Arrest me burg

Simon Marku – Arrest me burg

Arben Doda – Arrest me burg

Naim Kasa – Arrest me burg

Rezarta Sulejmani – Arrest shtëpie

Prokuroria e Tiranës kërkoi për të ndryshimin e masës nga arrest me burg që ishte në arrest shtëpie

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka regjistruar procedimin penal Nr.1340 për veprat penale të “Kontrabandës me mallra që paguhet akcizë” dhe “Fshehjes së të ardhurave” të parashikuara nga nenet 172 dhe 180 të Kodit Penal.

Por si nisën hetimet për këtë rast?

Ky procedim është regjistruar mbi bazën e materialeve të dërguara në këtë prokurori nga Drejtoria e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Hetimet kanë filluar mbi bazën e kallëzimit penal të drejtorit të përgjithshëm të shoqërisë “Albpetrol”sh.a.

SKEMA E MASHTRIMIT SIPAS PROKURORISË

Prokuroria  e Tiranës ka zbardhur skemën e  mashtrimit që është përdorur në  nga punonjesit e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, (AKBN-së) dhe dy biznesmenëve.

Sipas prokurorisë ka rezultuar se shoqëria “Phoenix Petroleum”sh.a. (me drejtues shtetasit Naim Kasa dhe Isuf Berberi) e cila me Marrëveshje Hidrokarbure të miratuar nga Këshilli i Ministrave ka shfrytëzuar disa puse nafte.

Me qëllim plotësimin e detyrimeve për Programin Minimal të Punës, kishte detyrim dhe kryerjen e shërbimeve apo investimeve të detyrueshme për këto puse nafte.

Kjo shoqëri ka paraqitur në AKBN tetë fatura të dyshuara të falsifikuara për shërbime nga kompania amerikane Black Sëan Energy Service, por që sipas akuzës nuk i ka përfituar.

Falsiteti i këtyre faturave është konfirmuar nga autoritetet gjyqësore amerikane dhe vlera totale e tyre është 1.299.000 USD.

Nga hetimet ka rezultuar se punonjësit e AKBN të arrestuar (shtetasit Denis Durrsi, Qani Hoxhaj, Rezarta Qose) dhe shtetasi në kërkim Klodian Gradeci kanë certifikuar në mënyrë të kundërligjshme punimet e pakryera.

Po kështu, punonjësit e administratës tatimore  Arben Doda dhe Simon Marku kanë përpiluar një raport kontrolli në kundërshtim me ligjin duke bërë të mundur kjo administratë të pësojë një dëm ekonomik prej 568.000 USD.  Sipas prokurorisë dëmi shkon në 1.472.766 USD.

Në pranga kanë rënë punonjësit Arben Doda, Simon Marku, Qano Hoxhaj, Denis Durrsi, teksa është lënë në arrest shtëpie Rezarta Sulejmani. Gjithashtu është arrestuar edhe Naim Kasa, biznesmeni në fushën e hidrokarbureve.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim biznesmeni i hidrokarbureve Isuf Berberi, aksioner edhe i kompanisë Fufarma’, si edhe Klodian Gradeci, ish-drejtori OST-së në Tiranë.

/e.rr

Next Post
“Mandati i 3 do të mbyllet me 3 aeroporte”, Rama: Kantiere të reja edhe për ndërtimin e porteve në Durrës dhe Vlorë

"Mandati i 3 do të mbyllet me 3 aeroporte", Rama: Kantiere të reja edhe për ndërtimin e porteve në Durrës dhe Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In