Jane 2 kamarierë dhe administratori i një lokali në fshatin Zejmen, qe kanë rënë në pranga pasi iu gjetën disa doza kokainë.
Pa s marrjes së informacioneve se në një lokal në Zejmen, kishte lëndë narkotike, menjëherë nga policia është ushtruar kontroll në këtë lokal, ku janë gjetur dhe sekuestruar doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.
Si rezultat në pranga ka rënë administratori i lokalti , 42-vjeçari me iniciale K.P. dhe 2 kamarjerët, 24-vjeçari me iniciale A.A. dhe 55-vjeçcari me inicial S.S, banues të dy në Milot.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Përshtatja e lokaleve për përdorimin e lëndëve narkotike”.