• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I riu vjedh të moshuarën në Tiranë, i hyri në zemër dhe në shtëpi dhe i zhvati 135 mijë euro: Ki besim tek unë

by Java News
28/12/2021 15:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 64 vjeçare e cila menaxhon pasuritë e djemve të saj si minihotele, thotë se u mashtrua nga një i ri, që u shfaq si klient i rregullt dhe me shumë para. E moshuara e mbajti të riun që jetonte në Zvicër me origjinë nga Kosova për disa muaj në hotel, dhe i riu I kishte hyrë aq në zemër sa u kujdes për të edhe kur u infektua nga Covid- 19.

Çështja e denoncuar pranë drejtorisë vendore të Tiranës dhe konkretisht pranë seksionit për hetimin e krimit ekonomiko financiar tregon se të moshuarës iu zhvatën plot 135 mijë euro, që herë pas here ajo i tërhiqte nga llogaritë bankare e bindur se një ditë do t’i ktheheshin.

Burimet pohuan se e dëmtuara me inicialet  M.C, kishte një shumë të konsiderueshme të ardhurash dhe një llogari që e vendosi nga shitja e shtëpisë private në Tiranë. Sakaq gruaja po shfrytëzonte si minihotel me qira ditore dhe mujore një objekt tjetër duke e administruar atë.

“Në këtë banesë erdhi një klient  me inicialet e emrit Q.K , i ditëlindjes 1992 – nis rrëfimin e moshuara. Më ka thënë që jetonte në Zvicër. Duke nisur nga koha e gjatë që qëndroi u miqësova me të dhe krijuam lidhje familjare, miqësi të ngushtë familjare. E respektoja”,  thekson më tej  64 vjeçarja të cilën e priste një surprizë shumë e hidhur dhe një nga mashtrimet më të mëdha të jetës.

E moshuara nisi të frekuentohet familjarisht me djaloshin, duke dalë për dreka dhe darka e duke u njohur madje edhe me nusen e klientit e cila ishte shtatzanë.

“Më tha se ishte prekur nga covidi dhe për të mos e lënë në prezencë të personave të tjerë e izolova në shtëpinë time ku e lashë të jetojë i izoluar dhe mos të kontaktonte me askënd. Këtij personi i kisha thënë që kisha vlera monetare nga shitja e shtëpisë dhe më kërkoi në formë borxhi 50 mijë euro”.

Gruaja kujton se  me muajt që kishte kaluar dhe njohjen e madhe që pati midis tyre, kishte besim të jashtëzakonshëm tek ai. Dhe nuk pati asnjë lëkundje kur i riu e garantoi se punë ditësh sapo t’ia zhbllokonin pasuritë do ja kthente  Natyrisht që ai i përmendi mirënjohjen.

“Ja dhashë menjëherë, shkova në bankë i tërhoqa dhe ja dhashë , nisur nga besimi i madh tek ai. Më pas Q. K duke u ankuar për andrallat që I kishin hapur në Zvicër kërkoi 30 mijë euro, 28 mijë euro, 20 mijë euro. Nuk llogaris shumat e vogla që i dhashë prej 6 mijë euro, 400 euro, 500 euro”.

Duke numëruar faturat e moshuara i thotë policisë sipas burimeve se në total ajo i besoi të riut plot 135 mijë euro. Krisjet mes dy miqve nisën kur e moshuara ka nisur të pyesë se kur do ja kthejë borxhet

“Filloi të më mashtrojë, fliste në telefon me një person që e quante drejtori i bankës në Zvicër. Premtoi se do mi kthente të gjitha së bashku në një dorë, paratë e mia dhe të fëmijëve, se së shpejti do i hapej llogaria bankare dhe ndërkohë qëndronte në shtëpinë time. Më përsëriste të isha e qetë se do ti merrja paratë e mia dhe se nuk ishte mashtrues”.

Duke nënvizuar vazhdimisht në kallwzimin e saj se vijonte të kishte besim tek djali i ri, e moshuara kujton se i hyri aq për zemër djali nga Kosova saqë në një rast ftoi edhe nënën e tij për vizitë në Tiranë.

“Ne takoheshim familjarisht dhe vazhdojmw me miqësinë familjare, ndaj nuk preferoj që në këtë çështje të përfshihen anëtarët e tjerë. Kërkoj kthimin e parave dhe asgjë tjetër” këmbëngul gruaja në polici.

Burimet thanë se kanë tërhequr si prova faturat nga bankat  ku e moshuara shfaqet së bashku me djaloshin e ri,  i cili me kërkimet e policisë aktualisht rezulton me telefon të fikur dhe nuk dihet se ku fshihet. Policia ka sekuestruar bisedat në telefon mes gruas dhe të riut, ku ajo i lutet për paratë dhe ai e qetëson: ki besim tek unë./m.j

Next Post
Certifikata e vaksinimit, e integruar me sistemin europian/ ISHP: Edhe qytetarët shqiptarë të vaksinuar jashtë vendit mund të regjistrohen në e-Albania, procedura

Certifikata e vaksinimit, e integruar me sistemin europian/ ISHP: Edhe qytetarët shqiptarë të vaksinuar jashtë vendit mund të regjistrohen në e-Albania, procedura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë…

Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë…

March 23, 2026
Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por që nuk ekziston fare!

Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por që nuk ekziston fare!

March 23, 2026
Socialisti Emmanuel Grégoire zgjidhet kryetar bashkie i Parisit, partia Le Pen dështon në qytetet kryesore

Socialisti Emmanuel Grégoire zgjidhet kryetar bashkie i Parisit, partia Le Pen dështon në qytetet kryesore

March 23, 2026
Ambasada e SHBA ndan paralajmërimin e DASH-it: Kujdes! Objektet diplomatike, shënjestër e Iranit

Ambasada e SHBA ndan paralajmërimin e DASH-it: Kujdes! Objektet diplomatike, shënjestër e Iranit

March 23, 2026
E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

March 23, 2026
Gogu dënon dhunën në protestë: Molotovët janë gjuhë e varfër politike, ngadalësojnë rrugëtimin drejt BE

Gogu dënon dhunën në protestë: Molotovët janë gjuhë e varfër politike, ngadalësojnë rrugëtimin drejt BE

March 23, 2026
Lamallari viziton në spital policët e plagosur: Pabesi të përdorësh të miturit për të sulmuar me molotovë

Lamallari viziton në spital policët e plagosur: Pabesi të përdorësh të miturit për të sulmuar me molotovë

March 23, 2026
Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar, 20 qytetarë të shoqëruar

Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar, 20 qytetarë të shoqëruar

March 23, 2026
Thellohet bilanci tragjik, 3 viktima prej aksidentit në Vlorë

Thellohet bilanci tragjik, 3 viktima prej aksidentit në Vlorë

March 23, 2026
Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In