Vlorë- Pasi ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, një 30-vjeçar ka aksidentuar një këmbësore të identifikuar si A.M., 47 vjeçe.
Sipas policisë, Besmir.M. ka kundërshtuar me dhunë efektivët e policisë, të cilët kanë mbërritur në vendngjarje për ta shoqëruar në Komisariat të riun.
Besmir.M., 30 vjeç, banues në Vlorë, në vendin e quajtur degëzimi i rrugës Mis Durhan, duke drejtuar mjetin tip ”Benz”, ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor duke aksidentuar shtetasen A.M., 47 vjeçe, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
a.ç