Si të mos mjaftonin festat e Covid në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka nga ata që organizojnë ndeshje futbolli bamirësie mes të infektuarve me koronavirus me persona të shëndetshëm, të cilët kanë rezultuar negativ ndaj testit.
Është kjo ajo që ka ndodhur në Pamplona të Spanjës, ku një 23-vjeçar mendoi se ndeshja e pagëzuar “Patxanga Mendillorri”, ishte një nismë e mirë për të mbledhur fonde për të prekurit me koronavirus.
Kjo ndeshje bëri që të ndërhyjë policia, e cila e gjeti organizatorin e ndeshjes nëpërmjet Instagramit, duke e bllokuar ndeshjen, ende pa filluar.
Kjo pas denoncimit të bërë në polici për shkelje të masave për të frenuar përhapjen e koronavirusit. I riu u gjobit me 3 mijë euro, si dhe u procedua penalisht.
/a.r