Policia e Dibres ka vënë në pranga një 20-vjeçar për trafik droge. Luan Boça, banues në Bulqizë u arrestua pasi iu gjetën 22.75 gram kokainë në një lokal në qytetin e Klosit.
Nga fotot e publikuara nga policia, ajo që bie në sy është se të riut i janë gjetur 820 lekë në portofol, shumë e vogël për një shpërndarës kokaine.
Njoftimi i plotë:
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “MUZGU”
Sekuestrohet rreth 23 gram lëndë narkotike e llojit Kokainë, arrestohet në flagrancë nga policia 20-vjeçari
Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Dibër
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike si dhe bazuar edhe në informacione të marra në rrugë operative, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Klos, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Muzgu”
Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi :
Luan Boça, 20 vjeç, banues në Bulqizë
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit fizik që iu bë shtetasit Luan Boça, në një lokal në qytetin e Klosit, iu gjet e fshehur në trup një qese plastike brenda së cilës gjendej lëndë narkotike e dyshuar kokainë, i cili do ta shiste në doza.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike e dyshuar kokainë me peshë 22.75 gram
Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprën penale “Prodhim dhe shitje të Narkotikëve “, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.
Javanews/a.ç











