Policia në Londër është alarmuar pasi një person është parë duke u ngjitur në kullën ku ndodhet Big Ben.
Pamjet e publikuara në mediat sociale tregojnë një burrë zbathur që qëndronte në një parvaz disa metra lart Kullës Elizabeth duke mbajtur një flamur palestinez.
Një makinë zjarrfikëse gjithashtu ndodhet në vendngjarje, ndërsa tre persona, duke qëndruar në një viç po negociojnë për ta zbitur poshtë.
Një njollë e madhe e kuqe, e cila duket se është gjak, mund të shihet në anën e kullës rreth këmbëve të protestuesit.
Ndërkohë, e gjithë Ura Westminster u mbyll për një pjesë të mëngjesit të sotëm, ndërsa shërbimet e urgjencës iu përgjigjën incidentit.