• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I quajti shërbëtorë të Ramës, grupimi i Alibeajt-Nokës: Lidhjet me Rilindjen ju mbajnë gjallë!

by
09/06/2022 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grupimi i Enkelejd Alibeajt në Partinë Demokratike ka reaguar pas akuzave të deputetit Flamur Noka sot në Kuvend. Ky i fundit, i quajti ata shërbëtorë të pushtetit të Edi Ramës.

Përmes një deklarate në faqen zyrtare të PD , theksohet se deklaratat e Nokës janë mënyra që ka zgjedhur “Foltorja” për të fshehur atë që shqiptarët panë sot. Sipas tyre Berisha dhe Rama bashkuan votat për të penguar ngritjen e komisionit për investimet strategjike.

“Me stilin e vjetëruar të politikës dhe mënyrat e zhurmshme për të larguar vëmendjen nga e vërteta, Flamur Noka dëshmoi sot se lidhjet e foltores dhe shefave të tij me Rilindjen janë të vetmet fije që i mbajnë ende gjallë në politikë”, thuhet në deklaratë ndër të tjera.

Deklarata e plotë:

Akuzat qesharake të Flamur Nokës sot në parlament ndaj grupit parlamentar të PD,  janë menyra që Foltorja ka zgjedhur për të mbuluar ate që shqiptarët e panë sot qartë: Edi Rama dhe Sali Berisha bashkuan votat për të penguar funksioninim e komisionit hetimor për investimet strategjike. Vjedhja që po i bëhet pronës së shqiptarëve në ditën me diell, abuzimet e ministrave dhe të afërmve të tyre me tokat në bregdetin e jugut, janë shqetësimi ynë. Ndaj për këtë, prej disa javësh këmbëngulim për ngritjen dhe funksionimin e komisionit hetimor që do të hedhë dritë mbi abuzimet e qeverisë dhe qeveritarëve me këtë aferë.

Por tashmë është  e qartë që veç Edi Ramës, ky komision i kërkuar nga deputetët e PD, shqetëson dhe anëtarët e foltores së Sali Berishës. Në vend të bashkojnë votat për të bërë të mundur një hetim parlamentar, Sali Berisha dhe vartësit e tij , sulmojnë PD dhe deputetët e saj. Me stilin e vjetëruar të politikës dhe mënyrat e zhurmshme për të larguar vëmendjen nga e vërteta, Flamur Noka dëshmoi sot se lidhjet e foltores dhe shefave të tij me Rilindjen janë të vetmet fije që i mbajnë ende gjallë në politikë.

Falë këtyre lidhjeve, sot PD është më e përçarë se kurrë dhe çdo shqiptar e di mirë se Edi Rama është më i interesuari për këtë situatë, ku padyshim një dore ja kanë dhënë dhe ja japin dhe ata me të cilët bashkon votat dhe vullnetin për të mbajtur peng shqiptarët.

PD nuk ka nevojë të jetë e zhurmshme, e dhunshme dhe përjashtuese për të bindur shqiptarët që është në krahun e së vërtetës. Çdokush sot e ka të qartë se komisioni për hetimin e inceneratorëve ishte një sukses i punës së përditshme, mbledhjes dhe denoncimit të fakteve pa sharje dhe fyerje. Sepse e vërteta nuk ka nevojë për zhurmë dhe tambure. Ata që bërtasin, shajnë dhe shfryjnë mllefet e pazareve të shkuara apo atyre të mbetura pezull, bëjnë mirë ti thërrasim mendjes dhe të bëjnë të vetmin akt që e nderon opozitën. Të bashkojnë votat për të ngritur komisionin hetimor për investimet strategjike. Dhe bashkë me këtë, ti tregojnë dhe demokratëve se opozita nuk është servilizëm dhe palaçollek, por dinjitet dhe punë e përditshme. Nga ajo që ndoshta se kanë bërë kurrë!

/e.d

Next Post
“PD mbajti qëndrime vetëvrasëse”/ Berisha paralajmëron protesta: Të ngrihemi përballë kësaj qeverie, kemi një armik të fortë te…!

“PD mbajti qëndrime vetëvrasëse”/ Berisha paralajmëron protesta: Të ngrihemi përballë kësaj qeverie, kemi një armik të fortë te...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Togat e arta” flasin për zvarritjen e procesve gjyqësore: 300 avokatë ikën në Gjermani

“Po shtohen të prekurit me SIDA nëpër burgje”, Vishaj: Të dënuarit po vdesin në duart e gardianëve

April 8, 2026
Kinës i vjedhin sekretet! Hakerat marrin dokumente ushtarake dhe skema raketash

Kinës i vjedhin sekretet! Hakerat marrin dokumente ushtarake dhe skema raketash

April 8, 2026
Porti i Durrësit\ Fluks udhëtarësh, rreth 5.5 mijë pasagjerë llogariten nga Bari! 28 sportele në funksion 

Ngushtimi i hyrjes së portit, deputeti i PD në Durrës: Vendim antishqiptar, krijon probleme…

April 8, 2026
Nafta në bursë 10% më lirë se në nisje të vitit, por në Shqipëri u ul vetëm 1.2%! Kompanitë e karburantit nuk reflektojnë as zhvlerësimin e dollarit

SHIFRAT / Nafta bie me 16,5% në bursa, në Shqipëri me vetëm 1,8%

April 8, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Nafta u ul me 4 lekë, Braçe: Si ka mundësi që ka më shumë trafik me karburant më të shtrenjtë?!

April 8, 2026
Trump kërcënon me tarifa 50% vendet që furnizojnë Iranin me armë. Garda Revolucionare paralajmëron: “Duart në këmbëz”…

Trump kërcënon me tarifa 50% vendet që furnizojnë Iranin me armë. Garda Revolucionare paralajmëron: “Duart në këmbëz”…

April 8, 2026

Rrethi i dikurshëm Tiranë

April 8, 2026
Pas seancës me Dadon, kontrolle ‘blic’ në qelitë e Veliajt dhe Beqajt. SPAK kërkon listën e takimeve dhe…

Pas seancës me Dadon, kontrolle ‘blic’ në qelitë e Veliajt dhe Beqajt. SPAK kërkon listën e takimeve dhe…

April 8, 2026
Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

April 8, 2026
Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In