Është zhvilluar në Gjykatën e Katanias seanca gjyqësore ndaj anëtarëve të grupit “Habilaj”, të akuzuar për trafik droge nga Shqipëria në Itali, çështje për të cilën prokuroria shqiptare akuzon edhe ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Për këtë çështje janë 14 persona nën akuzë në Itali. Raportohet se Mosi Habilaj, i cilësuar si kreu i grupit ka kërkuar gjykim të shkurtuar.
Të njëjtën kërkesë kanë bërë edhe Nezar Seiti, i cilësuar si financier i grupit si dhe Meridian Sulaj.
Gjykata e shtyu seancën për në 25 shtator 2018, ku do të vendoset nëse do të pranohet kërkesa e këtij të pandehuri për një gjykim të shkurtuar.
Të tre këta persona, një ditë më parë u morën në pyetje nga prokurorët shqiptarë që kanë vënë nën hetim ish-ministrin Saimir Tahiri nën akuzën e trafikut të drogës.
Moisi Habilaj gjatë të gjithë seancës që ka zgjatur më shumë se 2 orë u shfaq i qetë madje duke qeshur bashkë me të arrestuarit e tjerë. Ai u transportua në gjykatë me mjet të blinduar, nën masa të rrepta sigurie./a.m.