Ditën e sotme gjykata e Pogradecit ka vendosur “arrest me burg” për Olsi Çekiçin, 44-vjeçarin që vrau me thikë nënën e tij.
Vendimi u dha nga gjyqtarja Luljeta Kolonja, pas akuzave të ngritura nga prokurori Gjergj Ceka. Ndërkohë, autori u mbrojt nga avokati Sokol Mihali.
44-vjeçari u shfaq i qetë në seancë dhe me maskë në fytyrë. Ndërkohë, në sallën e gjyqit ishte i rrethuar nga tre policë.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak edhe të masave ndaj COVID-19.

Olsi Çekiçi sot para gjykatës
g.kosovari











