Shpikësi danez Peter Madsen është dënuar me burgim të përjetshëm, pa të drejtë lirie me kusht, për vrasjen e gazetares suedeze Kim Wall në nëndetëse.
Prokurorët thanë se Madsen kishte planifikuar të vriste Wall, 30 vjeç, ose duke e mbytur ose duke i prerë fytin.
Trupi i gjymtuar i Wall u spikat nga disa çiklistë rastësor më 21 gusht të vitit të kaluar, 11 ditë pasi ajo e intervistoi atë në bordin e anijes së tij.
Madsen, 47 vjeç, u dënua të mërkurën në një gjykatë në Kopenhagen.
Ai u shpall fajtor për vrasje të paramenduar dhe sulme seksuale pasi kishte pranuar më parë se kishte copëtuar trupin e gazetares në nëndetëse dhe duke hedhur mbetjet e saj jashtë detit.
Pretendimi i tij se vdekja e Wall ishte e rastësishme u hodh poshtë nga gjykata.
Wall po studionte një histori mbi shpikjen e Madsenit, e u pa për herë të fundit mbrëmjen e 10 gushtit, kur u largua së bashku me të në nëndetësen 40-tonëshe “UC3 Nautilus”.
a.ç