Banorët e një fshati në Indi e zhveshën komplet një grua të moshuar, të cilën e akuzonin se praktikonte magji të zezë, dhe më pas i prenë kokën.
Ngjarja ndodhi në shtetin Assam.
63-vjeçarja Purni Orang fajësohej për një sëmundje që kishte rënë në fshat.
Shtatë persona, mes tyre dy gra, janë arrestuar për vrasjen.
Në këtë shtet janë vrarë mbi 90 persona, pasi akuzohen se janë magjistarë.









