I plas cigarja elektronike në gojë
Një burrë e ka të pamundur të hajë ushqime të ngurta dhe i duhet të jetojë vetë me lëngje, pasi një cigare elektronike i shpërtheu në fytyrë duke i krijuar një vrimë në gojë.
James Lauria, nga qyteti Cobb, në Georgia u shtrua urgjent në spital me djegie të shkallës së parë, pasi sipas tij cigarja elektronike i shpërtheu në fytyrë në mënyrë të papritur.
Pasi qëndroi për 6 javë në terapi intensive, James ende e ka të pamundur të ushqehet normalisht pasi sipas tij pajisja i ka shkaktuar një vrimë në gojë.
Redaksia Java News/ f.g