• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“I plagosuri nuk merrte frymë, njerëzit filmonin me celular”, tmerri në Velipojë

by A R
29/07/2017 10:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dëshmitarët e kanë përshkruar si pamje të një skene të tmerrshme shpërthimin e restorantit në Velipojë nga rrjedhja e gazit dhe fluturimin e trupave të dy pronarëve nga dritaret në trotuar, shkruan“Panorama”.

Gjergj Lisi është një nga pushuesit që i dha ndihmën e parë pronarëve Besnik Zejnunit dhe djalit të tij Hektor Zejnunit, të cilët ishin të mbuluar nga flakët.

“Kam parë një person të shtrirë për tokë. Kam marrë 5-6 shishe ujë në një lokal dhe ia kam hedhur dhe filloi të merrte frymë sepse para se t’i hedhja ujë nuk merrte frymë. Më pas erdhi një infermiere, e cila edhe ajo dha ndihmën e saj. Jam ndjerë pak keq sepse më shumë kishte njerëz që po filmonin me celularë në dorë ndërsa nuk vinin për të dhënë ndihmën e parë. Kam parë dy vetë të shtrirë. Një djalë i ri që ishte në rregull sepse ishte i vetëdijshëm dhe merrte frymë ndërsa ai burri që ishte rreth 55 vjeç që i dhashë ndihmën e parë ishte në gjendje të rëndë”, u shpreh Lisi.

Ndërsa një pushues nga Kosova tregon se ai bashkë me familjen ndodhej brenda në restorant pak sekonda para shpërthimit.

“Sapo kam ardhur nga Kosova tani në Velipojë. Ne ishim në lokal dhe gruaja ime iku në një krah me fëmijët dhe unë në krahun tjetër. Menjëherë pas ngjarjes kam hedhur pak ujë dy vajzave që ishin dëmtuar. Isha brenda lokalit kur nisi një lloj fishkëllime fillimisht. Menjëherë kemi kapur fëmijët dhe i kemi nxjerrë jashtë. Ende pa i nxjerrë krejtësisht ka ndodhur shpërthimi i parë dhe për pak sekonda ka ndodhur shpërthimi i dytë. Njërin person e kam parë se si nga shpërthimi e ka gjuajtur për disa metra duke u dëmtuar rëndë besoj. Unë kisha prenotuar te hoteli dhe sapo kam marrë çelësat ka ndodhur shpërthimi”, tregon Islam Hyseni nga Kosova.

Kurse, Saida Spahija është një nga të plagosurat nga shpërthimi. Ajo ka marrë plagë të lehta dhe thotë se, ka shpëtuar mirë vetëm se u pozicionua në një vend ku nuk e arrinin flakët.

“Në momentin kur ka ndodhur shpërthimi unë isha te pista. Kur dëgjova shpërthimin u largova dhe shkova direkt te piceria, nga pjesa e picerisë sepse mendova se dyert e picerisë ishin të hapura, por në fakt më rezultuan të mbyllura. Në atë moment duke mos pasur nga të shkoj tashmë gjeta një qoshe mes muresh dhe u futa aty. Në ato momente filloi të më bllokohej fryma dhe fillova të ndjej djegie në trup. Pas pak minutash ndjeva se flakët po bien dhe nuk e di nga kam ikur dhe nga kam dalë. Një djalë më ka marrë një krah, më ka futur në makinë dhe më ka dërguar tek ambulanca në Velipojë”, tregon e plagosura.

Next Post
Turqia, më në fund liron shtatë gazetarë

Turqia, më në fund liron shtatë gazetarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas Vlorës, urdhër evakuimi edhe për banorët e Sukthit dhe Katundit të Ri në Durrës

Pas Vlorës, urdhër evakuimi edhe për banorët e Sukthit dhe Katundit të Ri në Durrës

January 8, 2026
“Ne nuk jemi noterë të SPAK”, Rama për Ballukun: 16 mijë faqe s’janë prova, por arkiv! USB-në s’e ka tërhequr askush

VIDEO / Situata në Novoselë, reagon Rama: Të gjitha strukturat në gatishmëri

January 8, 2026
Dyshohet të ketë braktisur dy fëmijët e mitur, nis hetimi për 26-vjeçaren

Dyshohet të ketë braktisur dy fëmijët e mitur, nis hetimi për 26-vjeçaren

January 8, 2026
Lumi Erzen çan argjinaturën: Evakuohen banorët në Katund të Ri, 2500 hektarë tokë nën ujë

Lumi Erzen çan argjinaturën: Evakuohen banorët në Katund të Ri, 2500 hektarë tokë nën ujë

January 8, 2026
Jepet urdhër për evakuim urgjent në Novoselë! Në Durrës shënohet viktima e parë nga përmbytjet

Jepet urdhër për evakuim urgjent në Novoselë! Në Durrës shënohet viktima e parë nga përmbytjet

January 8, 2026
Java nis me reshje, policia u bën apel shoferëve për qarkullimin

Moti i keq pushton vendin, policia në gatishmëri: Akset ku zinxhirët janë të detyrueshëm

January 8, 2026
Sa miliardë dollarë vlen Groenlanda? Pasuritë e fshehura dhe precedenti i Luizianës

Sa miliardë dollarë vlen Groenlanda? Pasuritë e fshehura dhe precedenti i Luizianës

January 8, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

January 8, 2026
Balluku: Strukturat në gatishmëri, njësitë operative punojnë pa ndërprerje në gjithë vendin

Balluku: Strukturat në gatishmëri, njësitë operative punojnë pa ndërprerje në gjithë vendin

January 8, 2026
Shtoi sanksionet ndaj Rusisë, Trump: Ishte koha, bisedimet me Putinin nuk po shkojnë askund!

Zbulohet prapaskena e vitit 2019: Rusia i propozoi Trump-it shkëmbimin e Maduros me Ukrainën

January 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In