• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I plagosuri me tritol në Vlorë, mik i Isuf Brahimajt të vrarë në 2014. Lëvizte me makinë të blinduar

by A R
19/12/2021 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vlora u trondit të dielën nga një atentat me tritol ndaj Endrit Satedini, që mbeti i plagosur rëndë.

I dëmtuari, baba i një fëmije njihet në Vlorë si lidhje shoqërore e Isuf Brahimaj, i vrarë në 29 gusht 2014.

Satedini, ishte shoqëruar disa herë në polici ku është marrë në pyetje për disa ngjarje të rënda dhe më pas është lënë serish i lirë.

Ai ishte duke ecur në trotuarin e pallatit ku banon, kur një sasi e konsiderueshme tritoli që ishte vendosur në hyrje të garazhit të pallatit dhe e mbuluar me kartona, ka shpërthyer.

Nga shpërthimi i fuqishëm, Satedini ka pësuar dëmtime të shumta në këmbë dhe pjesë të ndryshme të trupit.

Ai është çuar me shpejtësi në spitalin e Vlorës, ku aktualisht po merr ndihmën e parë. Ndërsa policia dhe prokuroria e këtij qyteti kanë nisur hetimet, duke analizuar kamerat e sigurisë që ndodhen në zonë.

I dëmtuari Satedini, kishte disa vite që ruhej, për shkak të hasmërive të lindura mes tij dhe disa personave të tjerë, që janë përplasur edhe më parë në lokalin e tij në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë.

Sipas burimeve të policisë, Satedini, bënte lëvizje të kontrolluara, duke lëvizur vetëm rreth zonës së pallatit të tij dhe shpesh herë dilte me makinë të blinduar në Vlorë. Makinën e blinduar, ja merrte herë pas herë një personazhi të fuqishëm në Lushnjë, me inicialet R.Sh, i përfolur muajt e fundit për një ngjarje kriminale në këtë qytet.

Por me sa duket, lëvizjet e Endrit Satedinit, janë studiuar me përpikmëri edhe nga kundërshtarët e tjerë të tij, të cilët kanë vënë në zbatim një plan të mirëfilltë mafioz.

Lënda plasëse është vendosur buzë hyrjes në garazhin e një pallati, pikërisht në trotuar, aty ku thuajse çdo ditë kalonte, Endrit Satedini.

Ky i fundit sot është shfaqur me një bluzë të zezë dhe një kapuç në kokë, kur sapo ka shkuar në hyrje të garazhit të pallatit, autorët kanë bërë nga distanca aktivizimin e tritolit, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm.

Shpërthimi nga tronditur banorët e zonës, ndërsa Endrit Satedini, ka mbetur në vendngjarje i plagosur rëndë.

Ndërkohë pak minuta pas këtij atentati dhe jo shumë larg vendit të krimit, është raportuar një aksident mes dy makinave, ku besohet se njëra ka qenë e autorëve të krimit, të cilët janë përplasur në ikje e sipër.

Deri në këto momente të dyja ngjarjet janë në verifikim e sipër. Ndërsa pista kryesore ngelet ajo e një konflikti të mëparshëm që ka ndodhur në Prill 2017 në lokalin e të dëmtuarit të sotëm dhe lidhjet shoqërore të tij me persona me precedentë penalë në Vlorë dhe Lushnjë.

Pikërisht në këtë periudhë për shkak të një sherri për një femër, në lokalin e të dëmtuarit të sotëm ka mbetur i vrarë, Ergys Gjioveshaj.

Ndërsa në 17 prill 2017, në lokalin e tij u vendos një sasi tritoli, por Satedini e pikasi përpara se të shpërthente. 4 vjet pas kësaj ngjarje ai sulmohet sërish me tritol, ku këtë herë i ka shpëtuar sulmit me dëmtime të rënda në trup.

Tashmë policia e Vlorës, po verifikon pistat e hetimit dhe lidhjet shoqërore që Satedini mbante me persona me precedentë penalë në Vlorë dhe Lushnjë, qytet në të cilin merrte dhe makinat e blinduara.

/a.r

Next Post
Nuk dokumentoni vitet e punës?/ Kreu i ISSH: Ja si llogaritet pensioni

Nuk dokumentoni vitet e punës?/ Kreu i ISSH: Ja si llogaritet pensioni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gracka e Ramës, si po e zhvesh rinumërimi Sali Berishën nga alibia e ‘farsës zgjedhore’

SONDAZHI / Sot, PS do të fitonte me 48%. PD ka mbështetjen më të ulët që nga 11 maji

March 3, 2026
Rama publikon pamje nga “Aleksandër Moisiu”: 45 auditorë dhe 15 laboratorë, investim për 1700 studentë

Rama publikon pamje nga “Aleksandër Moisiu”: 45 auditorë dhe 15 laboratorë, investim për 1700 studentë

March 3, 2026
Sulmet iraniane në Kuvajt, humbin jetën gjashtë ushtarë amerikanë

Sulmet iraniane në Kuvajt, humbin jetën gjashtë ushtarë amerikanë

March 3, 2026
Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

March 3, 2026
A rrezikohet Shqipëria nga super-raketat iraniane? Flet ish-këshilltari i Bill Clinton dhe Barack Obamës

A rrezikohet Shqipëria nga super-raketat iraniane? Flet ish-këshilltari i Bill Clinton dhe Barack Obamës

March 3, 2026
Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

Rama mbledh sot Kryesinë e PS-së, çfarë pritet të ndodhë

March 3, 2026
Izraeli nis sulme të reja ndaj Teheranit dhe Bejrutit, SHBA: Goditjet më të forta ndaj Iranit ende s’kanë ardhur

Izraeli nis sulme të reja ndaj Teheranit dhe Bejrutit, SHBA: Goditjet më të forta ndaj Iranit ende s’kanë ardhur

March 3, 2026
SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In