• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“I përzumë njerëzit që duan të bëjnë lajm për të na dëmtuar”/ Salianji flet për “fshesën” ndaj kritikëve të Bashës: S’janë shqetësimi ynë tani

by Java News
21/07/2021 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi Kombëtar i PD-së i mbajtur të shtunën e 17 korrikut po shoqërohet me polemika të shumta jo vetëm për votimin për Këshillin e ri Kombëtar, i cili la jashtë kritikët e Lulzim Bashës, por edhe për deklaratat e mbajtura gjatë tij.

Deputeti i zgjedhur i PD, Ervin Salianji, në një intervistë shprehet se u larguan njerëzit që po dëmtonin PD-në.

Salianji: Edhe mua më vjen shumë keq, doja të ishin shumë qëndrestarë, njerëz që kanë qenë në çadër, njerëz që kanë qenë 8 vjet në opozitë. Kritikët apo të qënit kritik ndaj diçkaje nuk të bën domosdoshmërisht të jesh i pëlqyer nga anëtarësia apo ata që votojnë. Secili duhet të matet mbi bazën e kontributit.

Pastaj, PD, kreu i PD patjetër në procese të tjera që vijnë më pas mund të ketë instrumente të tjera për të bërë të mundur që të gjithë zërat të përfaqësohen dhe të gjithë elementët e vlefshëm të mos mbeten jashtë. Ky është vetëm njëri prej organeve të zgjedhura, është Këshilli Kombëtar i PD. 

Ka PD mundësi dhe patjetër që do të ketë të gjithë predispozicionin që të gjithë zërat e vlefshëm, elementët me vlerë të përfshihen. Por nuk duhet stimuluar që ai që del kundër në shumicën e rasteve dhe në disa raste mund të jetë i instrumentalizuar, duhet domosdoshmërisht të marrë një pozicion që ti japë zë po të njëjtit muhabet.

Një nga zërat kundër ishte dhe Ardian Isufi, profesori i njohur në Universitetin e Arteve, i cili deklaron se PD funksionon si një klan me tipare arkaike.

Salianji e cilëson një reagim emocional.

Salianji: Reagimet pas zgjedhjeve kanë edhe emocionin të përfshirë. Ardian Isufi është një prej artistëve më me vlerë në hapësirën shqiptare dhe padiskutim që i bën nder dhe PD. Por një organ partiak si Këshilli Kombëtar mbase mund edhe ti rrijë ngushtë njerëzve me profil të lartë. Do të ketë dhe ka hapësira PD për të përfshirë çdo personalitet që në fushën e vet të ekspertizës është një nga më të mirët.

Por kur bëhet fjalë për Grupin për PD ai nuk mban të njëjtin qëndrim. Sipas deputetit, e ardhmja e PD nuk mund të mbahet peng nga e shkuara.

Salianji: Më dhimbsen njerëz që kontribuojnë dhe kanë kontribuar dhe nuk janë përfshirë dot për shkak të vendimmarrjes së Kuvendit Kombëtar. Por njerëz që nuk kanë punuar asnjë ditë për PD por punojnë çdo moment kundër PD këta nuk përbëjnë shqetësim për PD fare. Madje të gjithë bashkë janë të refuzuar. Nuk pasqyrojnë ndryshimin por të shkuarën. 

Shoqëria shqiptare ashtu si PD ka nevojë të shohë nga e ardhmja, të përfshijë njerëz me kontribute reale në parti, në shoqëri, njerëz që i thonë diçka shoqërisë dhe jo njerëz që udhëhiqen nga mllefi. Edhe në votime treguan se nuk morën as 1% të votave të gjithë bashkë.Këta janë të tejkaluar. Duheshin vlerësuar shumë njerëz që kanë sakrifikuar shumë në 8 vite opozitë dhe të tjerë që janë personalitete në fushat e tyre.

Njerëzit që duan të bëjnë lajm gjatë gjithë kohës për të dëmtuar PD personalisht mendoj se nuk janë shqetësim i PD. Të gjithë bashkë këta ish-presidentë dhe ish-ministra morën 1%, shoqëria kërkon ndryshim dhe nuk mund të shkohet drejt të shkuarës dhe nuk mund të mbahet peng e ardhmja nga e shkuara. Duhet ta lexojmë drejt.

Por a reflektoi Kuvendi Kombëtar i PD për humbjen në zgjedhjet e 25 prillit dhe a ka një vizionin të qartë PD lidhur me të bërit opozitë edhe për 4 vite të tjera?

Salianji: Thirrjen dhe vendimmarrjen e Kuvendit Kombëtar e lexoj si moment reflektimi dhe hapje rrugës të një ndryshimi për të arritur ndryshimin që ka nevojë Shqipëria dhe PD. Besoj që kryetari i PD dhe PD do të marrë të gjithë hapat e domosdoshëm për të lexuar domosdoshmërinë që ka shoqëria për ndryshim.

Një nga ngjarjet që prodhoi ai Kuvend ishte pritja me ovacione që demokratët i bënë liderit historik të PD, Sali Berisha, i futur në listën e zezë të SHBA si person non grata.

Salianji thotë se për këtë çështje ndan të njëjtin qëndrim si Partia Demokratike

Salianji: PD ka një qëndrim të qartë për këtë çështje dhe unë i qëndroj atij. Thellimi i partneritetit me SHBA është prioritet absolut i PD ashtu si edhe i nevojës që ka Shqipëria për SHBA si partner strategjik. Ashtu siç ka edhe vlerësimin për kontributet e jashtëzakonshme që ka dhënë doktor Berisha gjatë kohës që ka qeverisur Shqipërinë. Arritjet e PD në udhëheqjen e Sali Berishës përbëjnë krenarinë e Shqipërisë nga anëtarësimi në NATO, liberalizimi i vizave, anëtarësimi në Këshillin e Europësn dhe shumë vepra të tjera. Ky është qëndrimi i PD./ tema

g.kosovari

Next Post
Mund t’u besoni, ja shenjat e Horoskopit që dinë të ruajnë sekretet

Gratë e këtyre shenjave të zodiakut janë aq të fuqishme sa shënojnë jetën e çdo burri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

February 9, 2026
Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

February 9, 2026
“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

February 9, 2026
‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

February 9, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

February 9, 2026
“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

February 9, 2026
Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In