Një 26-vjeçar i burgosur në Uashington ka vrarë hokun e qelisë së tij, i cili kishte përdhunuar të motren disa kohë më parë.
Sipas New York Post viktima 70-vjeçare Robert Munger, ishte i dënuar me 43 vite burg, për përdhunimin e fëmijëve dhe pornografi.
Ndërsa 26-vjeçari Shane Goldsby ishte i dënuar pasi kishte vjedhur një makinë policie dhe kishte plagosur policin teksa ai po e ndiqte.
Ai kishte informacione të sakta për atë çfarë i moshuari i kishte bërë motrë së tij të mitur dhe priti momentin që ta godiste për vdekje.
Goldsby e goditi disa herë të moshuarin në kokë në kohën që kishin dalë për ajrim, gjë e cila i shkaktoi vdekjen 3 ditë më vonë në spital.
“Kisha kaq shumë gjëra që po ndodhnin në kokën time. Isha i bindur në atë pikë, sepse Munger donte të më jepte detaje për atë që ndodhi, atë që bëri”- deklaroi pas vrasjes 26-vjeçari./m.j











