• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I pari akt i vërtetë i Mosbindjes Civile mund të jetë bllof

by Ben Andoni
14/12/2024 21:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Prej kohësh, lideri historik i Partisë Demokratike ka shpallur idenë e Mosbindjes Civile, si një nga udhët nga ku do i bëhet presion pushtetit të Edi Ramës për ta ulur nga poltroni i liderit të vendit. Në fakt, më shumë sesa Mosbindje Civile, lëvizja e tij ka qenë një grup protestash me objektiv për të demaskuar qeverisjen socialiste, ndërsa në javët e fundit për të bllokuar dhe transportin dhe normalitetin e kryeqytetit, pas një prove të parë që u bë me akset kryesore të vendit. A kanë arritur të plotësojnë pritshmërinë e tyre, njerëzit e PD-së?! Shtojmë se këtë herë “në terren” do jetë dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha, që është shumë i ngazëllyer për bllokimin e Tiranës më 23 Dhjetor, vetëm pak orë para festimeve të Krishtlindjeve. Shumë pak, aq sa emisarët e tyre i janë derdhur me inat njerëzve, që i kundrojnë të patrazuar protestat nga klubet, duke u thënë se protestat janë për ta. Indiferenca ka treguar të kundërtën.

“Më datën 23 dhjetor, ditën e hënë në ora 17.00, kemi mosbindjen civile më të fuqishmen që ka parë Tirana ndonjëherë. Mbarë bota mezi pret këtë akt, këtë mosbindje. E kanë pëlqyer shumë, kudo në botë. U them unë juve. Se një gjë duhet ta dini. Atë ndihmë që na ka dhënë ne shtypi ndërkombëtar, nuk i dalim borxhit kurrë… Ndaj dhe kjo mosbindje, Tiranën nga Qafë Priska gjer në Vorë duhet ta bllokojmë plotësisht, totalisht nga të gjitha drejtimet”, u shpall aksioni i ri i Berishës. Në kohët e fundit, Berisha, për të mbajtur lart entuziazmin e deputetëve dhe më shumë militantëve të tij dhe për të treguar se PD-ja është e qartë ka thënë se: Mosbindja Civile ka 77 metoda, kudo zhvillohet. “Mendoj se ne duhet të bëjmë betejë për minimumin jetik 200 euro”, ka sqaruar ai. Sesi po shkon kjo lëvizje dihet. Më shumë duket se do të plotësojë kuadrin e përgatitjeve të munguara dhe të pamundura për zgjedhjet sesa realisht protestat, që publiku i dëshiron. Edhe këtë vit, PD-ja tregoi se nuk ka forcë të ndikojë në amendimet e Ligjit për Buxhetin (nuk mohohet cinizmi i maxhorancës dhe arroganca e ministrave të vet në jo pak raste), apo të ndikojë për caktimin e minimumit jetik, që është domosdoshmëri në vendin tonë. Të paktën të tregojë se është faktor. Për fat të keq, kjo i mungon më së shumti. Sa më shumë që kalon koha, publiku ka nevojë jo më për make-up e Berishës dhe njerëzve të tij por mënyrën sesi do të vinë në pushtet dhe si do ta drejtojnë atë. Për fat të keq, Shqipëria e sotme është produkt i qeverisjes Socialiste dhe më pak Demokrate, ku Mosbindja Civile mbetet thjesht metoda e re e protestave.

“Mosbindja civile, refuzimi për t’iu bindur kërkesave ose urdhrave të një qeverie ose pushteti pushtues, pa përdorur dhunën ose masat aktive të opozitës; qëllimi i tij i zakonshëm është të detyrojë lëshime nga qeveria ose pushteti pushtues”, është e perifrazuar nga “Britannica”.

Ndërkohë që shqetësues por një lloj mosbindje civile e vërtetë tashmë është ajo që z. Berisha ka kërkuar për goditjen me vezë ose me  lëndë ushqimore i personeleve të përfaqësive tona diplomatike. Ky është vërtet akt i mosbindjes civile, por i destinuar të humbasë pikët e një partie, që PS-ja po ia dhuron me korrupsionin dhe humbjen e alternativave për qeverisje. Me aktin e fundit të pretenduar, është e vërtetë se prek ndjeshmërinë e një audience të huaj, por mund të bëj bllof se rëndësia e diplomatëve të Shqipërisë nuk është ajo që mund t’i bëhet diplomatëve të SHBA dhe Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë apo Francës e pak vendeve të tjera të vendeve të fuqishme. Pra mund t’i kthehet në një bumerang, e para për humbjen e energjisë dhe e dyta për qëllimin, e cila mund t’i prishë dhe mundësisë që i jepen në çdo kohë nga korrupsionin dhe elementë e tjerë të socialistëve. Mbetet vendimi i tyre, por me sa duket, publikut i mbetet të dëgjojë vetëm justifikimin e kohës së zgjedhjeve 2005: Pse na i vodhi zgjedhjet Edi Rama? (Javanews)

 

 

Next Post
“E pamundur t’i kërkosh Berishës të largohet nga PD”/ Mustafaj: Edhe Basha mund të garojë

“Emërimi i Bashës, gabim i madh”. Mustafaj: I propozova primaret që në 2013, ja çfarë tha Berisha në privat...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In