• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“I Paprekshmi”; miti shqiptar i 32 vjetëve pas rrëzimit të komunizmit

by Ylli Pata
08/12/2022 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Nuk dukej se ishte i rastësishëm një qëndrim që erdhi nga mbështetës mediatik të Sali Berishës, pas incidentit të dhunshëm të 6 dhjetorit në portestën që u zhvillua në bulevard.

“Ai është i paprekshëm”, ndaj tani do të skundet toka, do të ketë stuhi, bubullima, vetëtima; e Rama e të tijtë janë më të prekshëm se kurrë. Kjo është sinteza e atij që konsiderohet si një aksion politik pas pikëllimit e zemërimit ngaqë kanë prekur atë, që nuk preket.

“Të  paprekshmit” në fakt nuk është thjesht një mit, por është një status i Shqipërisë që sot feston 32 vjetorin e protestës studentore që rrëzoi sistemin komunist në Shqipëri.

Në këtë vend pas rrëzimit të një diktature, u instalua një sistem hibrid që betonoi një kastë poltike, gjyqtarësh, prokurorësh, bisnesmenësh e botues mediash, të cilët nuk mund të preken. Thjesht nuk ndodh; ishte një rregull i pashkruar që krijoi një elitë kapilare që nisnin që nga zyrtarë të partë, politikanë të mesëm, biznesmenë, njerëz me influencë apo lobistë, e mbi të gjitha të fortë, që kishin patllake e distiktiv policie a SHIK-u, që bënin njëmijë të zezat. Por ishin e janë “Të paprekshëm”. Sepse i gjithë ky sistem, nisi e mori izëm nga “I Paprekshmi i madh”.

E pikërisht këtë status kishte parasysh ambasadori legjendar amerikan në Tiranë, Donald Lu, kur solli si metaforë, filmin gjigand të Brian de Palma: “Të paprekshmit”. Film, që tregonte historinë e një skuadre llogaritarësh- hetues të Agjencisë Federale kundër Duhanit dhe Alkolit në SHBA, në ndjekjen e gangterit më famëkeq të shekullit të shkuar: Al Capones. Ambasadori Donald Lu, këtë fabul, e përdorte në aksionin që qeveria e SHBA dhe BE ndërmorri për të instaluar Reformën në Drejtësi në Shqipëri.

Mirëpo, pjesa që u kundërvu kësaj reforme, nuk bëhet fjalë për politikanët që u vunë në ballë, pasi ata dukshëm kishin konflikt interesi, por pjesa e mbështetësve mediatikë, mëshoi fabulën se Donald Lu e ka me “të paprekshmit”. Reforma po bëhet vetëm për ta.

E mbani mend fabulën që ngriti Adriatik Llalla, i cili asnjëherë nuk u ballafaqua realisht me palën tjetër, sipas së cilës Donald Lu i kishte kërkuar të arrestojë Metën, ndërsa Romana Vlahutin Berishën?

E pas saj nisi e u instalua dhuna verbale, por edhe politike në panele, studio televizive e rrjete, duke krijuar një çmenduri frenetike, e cila kishte vetëm një qëllim, një program: të mbronte “të paprekshmit”. Natyrisht duke i paraqitur si një mur që e mbrojnë vendin nga njeriu që sipas tyre “po i bën të gjitha zezat këtij vendi”, ku natyrisht gogoli i vizatuar ishte Edi Rama.

Megjithatë, edhe pse u hartua një strategji, e u shpenzua e shpenzohen pa fund për të ngritur një apoteozë publike mbi paprekshmërinë e të paprekshmëve, e gjitha kjo fabul nuk ushqen, nuk jep bukë për asnjë politikë, e vetëm është një xhirim bosh.

Pasi nuk ka sens, nuk ka logjikë politike për të ndërtuar një alternativë, apo edhe elitë drejtuese ndryshe në këtë vend. Ngase, me këtë fabul; atë që “të paprekshmit” janë e vetmja rrugë për të mundur “gogolin”, kanë çuar në logjikën e pasjes vetëm dy rrugë: “Gogolin” apo “Të Paprekshmit”. E njerëzit, kanë qenë më të qartë në zgjedhjen e tyre. Ata nuk i duan më “Të Paprekshmit” dhe preferojnë “Gogolin”.

E ja ku jemi sot, në një kohë, kur “filozofët” e teorisë së përplasjes permanente, ata që shpikën teorinë e “tre bandave më mirë se një”, sot janë penduar e flasin për mbylljen e epokës së dhunës politike dhe verbale në këtë vend.

Një koncept që nuk mund të mbijetojë në një komunitet qytetarësh, që vlerë nuk kërkon të ketë betejën tribale të shefave të fiseve, si në vendet jashtë trajektores së Perëndimit, por përballjen normale të ideve dhe koncepteve si në opinionin publik, në Parlament, e në të gjithë shtetin. Shteti ligjor përpara teorisë së të vërtetave paralele.

Ka një skenë epike kryevepra e Brian de Palma-s: “Të Paprekshmit”.

Pasi kasapi e krahu i djathtë i Al Capone-s, Frank Nitti vret kolegun e Ness, Wallas dhe një llogaritar të bosit mafioz, Ness shkon në hotelin luksoz të Chicagos dhe përballet me Capone-n, i cili zbret shkallët e hotelit me një suitë të madhe truprojash.

“Hajde përballu me mua, kështu tek e tek, e mos u mbro nga njerëzit e tu. Pse ke frikë? Hajde, ta mban?! Dhe i futnjë të sharë të rëndë mbarapa.

Capone(mjeshtërisht i luajtur nga Robert de Niro), i veshur shik, me syze të mëdha dielli, destabilizohet totalisht. “Si guxon të më shash mua në sy të djalit tim. Unë të çoj në djall ty dhe familjen tënde. Po t’i je thjesht një sharlatan me distiktiv. Nuk ke asgjë, as fakte e as llogaritarin”.

Ness i nxehur në kulm, fut dorën në këllëf për të nxjerrë pistoletën. Ndaj tij drejtohen mbi dhjetë armë. Kolegu i tij Malone(Sean Connery) që mbërrin në cast, e ndalon dhe e largon me qetësi nga dera rrotulluese e hotelit. “Tani nuk kemi gjë për ta kapur, por na duhet llogaritari. Rëndësi ka të mos ndalosh hetimin”. Pasi prokurori, mik i Capone-s i bënte presion të mbyllin dosjen.

Ness, e kapi po atë natë llogaritarin e Capones, pasi siguroi provën e artë të larë me gjakun e Jimmy Malone-s që e kishte siguruar, por u masakrua nga Frank Nitti. I cili, pak ditë më pas përfundoi i copëtuar në një makinë, duke rënë nga tarraca e gjykatës, e Al Capone në një burg federal, ku dhe vdiq i vetmuar…

Next Post
Protesta 6 dhjetorit/ Çollaku: Ishte e gabuar! Sulmi ndaj Berishës: I nxitur, s’përjashtohet pista e huaj

Protesta 6 dhjetorit/ Çollaku: Ishte e gabuar! Sulmi ndaj Berishës: I nxitur, s’përjashtohet pista e huaj

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Sali Berisha është MONUMENT KULTURE – MBROHET NGA USA AMBASADORE – Juri Kim.
    Mos flisni e përrallisni kot.
    Sali Berisha, ka të drejtë të bëjë çtë dojë, të vrasë, të vjedhë, të koruptojë, etj, dhe nuk i thotë njeri gjë, sepse ka imunitet zyrtar amerikan.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëfimi/ “Më gjej ca para se kam gruan pa bukë, pa unë do vdes”, kur Kadri Roshi i kërkonte ndihmë Servet Pëllumbit

Rrëfimi/ “Më gjej ca para se kam gruan pa bukë, pa unë do vdes”, kur Kadri Roshi i kërkonte ndihmë Servet Pëllumbit

December 27, 2025
Në prag të zgjedhjeve në Kosovë/ Si e rrit inteligjenca artificiale rrezikun e propagandës ruse

Në prag të zgjedhjeve në Kosovë/ Si e rrit inteligjenca artificiale rrezikun e propagandës ruse

December 27, 2025
Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik! (Emrat)

Katër persona dhunojnë brutalisht 17-vjeçarin në Greqi, një prej autorëve shqiptar

December 27, 2025
Sulm i përgjakshëm në Siri/ Plagosje dhe vdekje në një xhami, destabilizohet qeveria e re

Sulm i përgjakshëm në Siri/ Plagosje dhe vdekje në një xhami, destabilizohet qeveria e re

December 27, 2025
Vlora çel zyrtarisht sezonin turistik me spektakël fishekzjarresh

“Të përdoren nga persona mbi 12 vjeç”/ Zjarrfikësit japin këshilla për të pasur kujdes me fishekzjarrët

December 27, 2025
Një plagë që ende kullon gjak

“Le Temps” e Gjenevës: A do ta nxjerrin Kosovën nga kriza zgjedhjet e reja parlamentare?

December 27, 2025
“Shembull profesionalizmi në misionin e NATO-s”, Vengu viziton Forcat e Armatosura shqiptare në Bullgari

“Shembull profesionalizmi në misionin e NATO-s”, Vengu viziton Forcat e Armatosura shqiptare në Bullgari

December 27, 2025
Tabaku: Shqiptarët duhet ta dinë kush përfiton nga paqja fiskale, sekreti tatimor s’mund të fshehë të vërtetën

Tabaku: Shqiptarët duhet ta dinë kush përfiton nga paqja fiskale, sekreti tatimor s’mund të fshehë të vërtetën

December 27, 2025
42-vjeçari humbi jetën gjatë ndeshjes në kalçeto, mjeku sportiv tregon masat që duhen marrë para çdo loje

42-vjeçari humbi jetën gjatë ndeshjes në kalçeto, mjeku sportiv tregon masat që duhen marrë para çdo loje

December 27, 2025
Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

Përplasi dy punonjës policie, përfundon në pranga 43-vjeçari në Tiranë. Drejtonte makinën i dehur

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com