Armando Broja është duke kaluar një moment të jashtëzakonshëm me fanellën e Sauthemptonit, ndoshta më të mirin në karrierë duke parë paraqitjet dhe golat e tij të realizuar në vendin ku lindi futbolli.
Të magjepsur me golat e tij janë tifozët e Sauthemptonit të cilët i kanë kërkuar drejtuesve dhe presidencës për ta mbajtur përfundimisht sulmuesin e Kombëtares shqiptare.
Së fundmi prestigjiozja britanike “The Sun” ka hapur artikullin e saj me titullin se Çelsi e konsideron Armando Brojën si pjesë të projektit të ri.
Një lajm i rëndësishëm ky për talentin 20-vjeçar i cili do të bënte hapin e madh në karrierë për të qenë në qendër të projektit të klubit që ka në pronësi kartonin e tij, por mbi të gjitha te një klub gjigand si Çelsi.
g.kosovari