• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I pakënaqur me buxhetin, SPAK kërkon 491 milionë lekë më shumë për paga, shërbime dhe godinën

by A R
08/11/2024 18:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Posaçme është e pakënaqur me fondet e vendosura në dispozicion nga qeveria për vitin 2025. Altin Dumani nuk u paraqit personalisht për të kërkuar më shumë para nga deputetët, por dërgoi kolegun e tij, Alfred Shehu.

“Për sa i përket shpenzimeve kapitale, kontatojmë që nuk janë marrë në konsideratë krkesat shtesë lidhur me pagat, por gjithashtu do të ishte e nevojshme edhe një plotësim i plotë i kërkesave në zërat e tjerë”, tha Shehu.

Me përfundimin e procesit të vetingut vitin e ardhshëm, Prokuroria e Posaçme do të marrë edhe kompetencat e Komisionerit Publik së bashku me stafin përkatës. Për këtë lëvizje, SPAK ofron një propozim për Ministrinë e Financave. “Punonjësit administrativ të trajtohen me të njëjtën strukturë page të trashëguar”, tha Shehu.

Për nevojat e Prokurorisë së Posaçme, PS dhe PD u kujdesën bashkërisht që qeveria të mos shmangë detyrimet e parashikuara në ligj. Ndërkohë, demokrati Oerd Bylykbashi nuk e fshehu skepticizmin për shtimin e kompetencave dhe fuqizimin financiar të SPAK.

“Mendoni që lehtësimi i barrës që ju kanë venë mbi kurriz, mund të bëjë që mos kemi nevojë të injektojë fonde pa fund te SPAK dhe të krijojmë një lloj mostre jo vetëm financiare, por edhe juridike?”, tha Bylykbashi. “Ngarkesën tonë për kompetencat tona nuk i përcaktojmë ne, por zbatojmë ligjin”, iu përgjigj Shehu.

Për të ironizuar kolegët socialistë, Gazment Bardhi kërkoi llogari për shpenzimet që SPAK bën duke u marrë me kallëzimet për sjelljen e deputetëve në Parlament.

Në diskutimet për buxhetin e vitit të ardhshëm, përballë deputetëve nuk u paraqit as Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, i cili dërgoi zëvendësin e tij.

/a.r

Next Post
Interesim në BE për paktin Rama-Meloni, Kryeministrja e Italisë: Mora solidaritet nga partnerët në Bruksel

Interesim në BE për paktin Rama-Meloni, Kryeministrja e Italisë: Mora solidaritet nga partnerët në Bruksel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In