Mos mendoni se i nxehti që ka pushtuar vendin të ikë shpejt pasi temperaturat vazhdojnë të qëndrojnë të njëjta.
Që prej ditës së shtunë (11 gusht) termometri ka shënuar maksimumi 34 gradë celcius.
Edhe nesër temperaturat e ajrit do jenë po njësoj:
në bregdet: 22 / 31 °C
në vendet e ulëta: 21 / 34 °C
në vendet malore: 15 / 30 °C
Instituti i Gjeoshkencave raporton se mundësitë për reshje gjatë ditës së hënë (13 gusht) do jenë të pakta. Në zona shumë të izoluara, mund të ketë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) gjatë pasditeve.
Ndërsa rreziku për zjarre është i vogël në shumicën e qarqeve të vendit. Në zona të lokalizuara mund të ketë nivel më të lartë rreziku, konkretisht qarku Shkodër (Jugperëndim) dhe qarku Korçë (Lindje).
a.ç