I ftohti i papritur që pushtoi disa qytete të Europës, mes tyre edhe Shqipërinë, i ka lënë vendin temperaturave të larta.
Sipas MeteoAlb, fundjava parashikohet e kthjellët dhe e nxehtë, në bregdet dhe në zonat e ulëta.
Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm të dielën deri në 37 gradë C. E ndërsa, pritet një rritje e ndjeshme nga java tjetër ku mund të arrijë deri në 40 gradë C.
Kështu që, për të gjithë ata që kanë ditët e pushimit në javën e fundit të muajit korrik dhe fillim gushti, kanë marrë vendimin e duhur, pasi dielli do të jetë në “dispozicionin” e tyre./l.m