Si të mos mjaftonin temperaturat ekstreme dhe zjarret që kanë prekur thuajse gjithë territorin e vendit, në disa zona, problem janë bërë edhe rrufetë.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, gjatë ditës së diel dhe të hënë, Veriu dhe Lindja e Shqipërisë ka pasur rrufe gjatë orëve të pasdites, të cilat janë burim shtesë për zjarre.
Në ditët në vijim pritet që ky aktivitet të vijojë, ndaj Instituti i Gjeoshkencave bën thirrje për të patur kujdes, sidomos në zonat malore, shkruan “tvklan”.
a.ç