• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I nguli thikën pas shpine të dashurit, arrestohet e reja që grabiste me uniformë policie

by Java News
09/04/2017 09:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 23-vjeçare e dënuar me 1 vit e gjashtë muaj burg për plagosjen e ish-të dashurit të saj është ekstraduar nga Italia për në Shqipëri. Manjola Lushnjani nga Elbasani rezulton e dënuar në mungesë për veprën “plagosje e rëndë me dashje, e kryer në bashkëpunim”, ngjarje e ndodhur rreth tri vite më parë, raporton “Panorama”.

Lushnjani u arrestua në tetor të vitit 2015 në Itali, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ajo u kap në Sardenjë, ku policia italiane gjatë një kontrolli konstatoi se ajo ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale të plagosjes.

Që nga muaji tetor, Manjola ka qëndruar në qelinë e burgut të Paletës së Italisë dhe vetëm një ditë më parë ajo është ekstraduar në Shqipëri. Pas mbërritjes përmes Aeroportit të Rinasit, 23-vjeçarja është shoqëruar nga Policia e Elbasanit drejt paraburgimit për t’u transferuar më pas në burgun e grave në Tiranë.

Ngjarja ku mbeti i plagosur ish-i dashuri i Lushnjanit ka ndodhur thuajse tre vjet më parë, kur asokohe ajo ishte 20 vjeçe. Manjola Lushnjani, gjatë një sherri për motive xhelozie me ish-të dashurin e saj, Dardan Krasniqi, në prani edhe të vëllait dhe të babait të saj, e ka goditur atë me thikë.

23¬-vjeçarja e qëlloi me thikë pas shpine në momentin që pas debatit, ish¬-i dashuri i saj ishte duke u larguar. Plagosja ndodhi në lagjen “Aqif Pasha”, ku edhe banon aktualisht familja e Manjolës. Pas kësaj, ajo është larguar menjëherë drejt Italisë, ndërsa Policia e Elbasanit e shpalli në kërkim, duke lëshuar dhe një urdhër ndërkombëtar për arrestimin e 23-vjeçares.

Nga ana tjetër, në mungesë, Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan e dënoi atë me 1 vit e 6 muaj burg në fund të procesit gjyqësor mbi ngjarjen e ndodhur rreth 3 vite më parë. Emri i 23-vjeçares nuk lakohet për herë të parë në Policinë e Elbasanit, pasi sipas burimeve, edhe kur Manjola ishte në moshën 15-vjeçare, në vitin 2009, në bashkëpunim edhe me dy miq të saj nga Elbasani, u ndalua nga Policia.

Manjola, në atë kohë adoleshente, e veshur me uniformë Policie, bashkë me dy shokët e saj, vodhën banesën e një biznesmeni në qytetin e Elbasanit. Dy miqtë e saj u dënuan me burg, ndërsa Manjola ia hodhi paq për shkak të moshës. /Panorama/

c.a

 

Next Post
E pakonfirmuar/Mediat arabe pretendojnë se diktatori Bashar Al-Assadi u vra

E pakonfirmuar/Mediat arabe pretendojnë se diktatori Bashar Al-Assadi u vra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In