Një 30-vjeçar në Janinë është dënuar me 9 vite burg, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht 18 gra dhe vajza, që prej vitit 2017.
Sipas mediave greke, 30-vjeçari kishte ngacmuar vajzat dhe gratë e zonës ku banonte dhe vepronte kryesisht natën.
Ai pikaste viktimat e tij, që zakonisht ishin duke lëvizur vetëm, dhe i ndiqte ato deri pranë shtëpisë së tyre duke kryer veprime të turpshme.
Në vitin 2020 ai sulmoi seksualisht një vajzë, por arriti t’i shpëtonte dënimit me 5 vite burg. Kjo duket se i dha zemër për të vazhduar duke mos iu frikësuar dënimit.
Gjatë gjyqit përfundimtar, ai u përball me viktimat, ndërsa u soll sikur nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur./m.j