• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I munde Edi Rama, i munde……

by Artur Ajazi
10/03/2021 14:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Edi Rama kryeministri i Shqipërisë, njeriu që më shumë se kurrë ka të drejtën morale të kërkojë dhe fitojë mandatin e tretë qeverisës, ka bërë një prezantim të padëgjuar të kandidatëve më pikantë në disa qytete. Ai ka bërë krahasimin më briland mes atyre që ngjallin besimin dhe shpresën e shqiptarëve, dhe atyre që vijnë nga dhomat e montazhit të opozitës, si njerëzit hije të kryetarit. Si asnjëherë tjetër, me energjinë dhe timbrin e veçantë të zërit, Edi Rama ka dalë përballë kandidatëve duke u treguar dhe kërkuar atyre kurajon dhe besimin, në një betejë që do të fitohet, përballë  me ata që ai i quajti “e shkuara”.

Ata janë e keqja, e shkuara, ata janë e vjetra, kurse ne jemi e tashmja dhe e ardhmja e këtij vendi- ka deklaruar kryeministri.Duke personifikuar çdo njërin prej kandidatëve të opozitës, me figura të spikatura të humorit  apo me personazhe barcaletash, Edi Rama tregoi diçka tjetër në fjalimin e tij. Ai, i ka mundur të gjithë me forcën e bindjes, forcën e arsyes, logjikës, me energjinë e pashterur të politikanit që nuk përton të merret me gjithçka, me reformat, investimet, rindërtimin, pandeminë, vaksinimin, fushatën, takimet me qytetarët, dhe nuk harron ti japë përgjigje as Ilirit, Lulzimit, Saliut, Dashit, Gonit, apo Vangjelit dhe Shpëtimit. I munde Edi Rama, i munde me thjeshtësinë e qytetarit, kryeministrit, kryetarit, fitimtarit, ata që nuk arrijnë të kapin as “vagonin e mallrave” në trenin ekspres të Partisë Socialiste. I munde Edi Rama i munde, ata që janë zhytur në gropat e oborrit të SHQUP-it, dhe mbajnë sytë nga Kryeministria apo zyra e Doktorit, me shpresë se “dita jonë po afron”.

I munde Edi Rama i munde, ata që nuk dinë të bëjnë as ekip, as lista, as opozitë dhe as qeverisje, dhe sërish duan pushtet.I munde Edi Rama, ata që fitoren e pushtetin e shohin tek zhvatja, vjedhja dhe pasurimi brënda një mandati, ata që rrëzimin e një kryeministri e shohin tek dopjo e parë e rakisë, dhe katandisen si gargarel  para kamerave duke mos e patur për gajle, tu kërkojnë  shqiptarëve “votën”. I munde Edi Rama, i munde të gjithë pleqtë e opozitës, me në krye kryeplakun e SHQUP-it.

I munde ata, që ditën “qajnë” hallet  e popullit , kurse natën  bëjnë “mbledhje pune”  me oligarkët që  tu zhvasin ndonjë vilë, pallat, makinë luksoze, apo thesin me para. I munde Edi Rama, e munde Monikën dhe Ilirin, Vangjelin dhe Shpëtimin, me soj dhe sorrollop, akoma pa nisur mirë fushata, u ke mbyllur gojën dhe bllokuar mëndjen, aq sa merren akoma me “bëmat e Nanos  kur ishte në pushtet”. I munde Edi Rama, i munde pa ardhur  mirë dita e votimit, ata që nuk mësuan kurrë të bëjnë as ekip dhe as “gola” në fushën e kundërshtarit, pasi e vetmja filozofi  triumfuese  që kanë është vetëm dhuna, shpifja dhe shkatërrimi. I munde Edi Rama, i munde  i  vetëm, ata që kanë humbur prej kohësh arsyen,qetësinë,logjikën,ata që kanë mbi supe mëkate dhe mallëkime  shqiptarësh, ata që pasurinë e vendosin mbi gjithçka, ata që për pushtetin i vënë flakën Shqipërisë.

Next Post
Rama: Xhaçka do të firmos nesër marrëveshjen për patentat e shqiptarëve në Itali

Rama: Xhaçka do të firmos nesër marrëveshjen për patentat e shqiptarëve në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In